Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin 

Emërohet Komiteti Shkencor i Fondacionit Gjon Pali I

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, emëroi një grup specialistësh për koordinimin e veprimtarisë së studimit e të thellimit në mendimin dhe mësimet e Papës Luciani, 42 vjet pas zgjedhjes së tij në Katedrën e Shën Pjetrit.

R. SH. - Vatikan

Në ditën kur kremtohet 42-vjetori i zgjedhjes së Papës Gjon Pali I, Fondacioni vatikanas, që mban emrin e Tij, përmes Presidentit, sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, dha, në Këshillin e Administratës të 3 korrikut të kaluar, njoftimin e krijimit të një Komiteti Shkencor me personalitete të afta e me përvojë të pasur. Koordinatore do të jetë profesoresha Stefania Falasca, zëvendës-kryetare e Fondacionit që nga themimi i tij, me dëshirën e vetë Papës, me Rescriptum ex audentia të 17 shkurtit të kaluar. Fondacioni - lexohet në komunikatë - “po punon   me shpejtësi për të nxjerrë në pah veprën e Gjon Palit I”.

Komiteti, anëtarët e të cilit emërohen për pesë vjet, përbëhet nga profesor Carlo Ossola, filolog katedre në Collège de France të Parisit;  profesor Dario Vitali, pedagog i Ekleziologjisë dhe drejtor i departamentit të Teologjisë Dogmatike të Universitetit Papnor Gregorian; imzot Gilfredo Marengo, pedagog i Antropologjisë Teologjike dhe zëvendës-kryetar  i Institutit Teologjik Gjon Pali II për Shkencat e Martesës dhe të Familjes pranë Universitetit Papnor Lateranens; profesor Mauro Velati, bashkëpunëtor i Fondacionit për Shkencat Fetare Gjoni XXIII e për Çështjen e Shenjtërimit  të Gjon Palit I,  për të cilën ka shkruar pjesën që lidhet me vitet veneciane në Biographia ex documentis della Positio; nga don Diego Sartorelli, drejtor i Bibliotekës dhe i  Arkivit historik të  Patriarkatit të Venedikut dhe nga Loris Serafini, arkivist, drejtor i Muzeut Albino Luciani në Canale d'Agordo.

Këshilli i Administratës vendosi që në këtë fazë të parë të veprimtarisë së Fondacionit të marrin pjesë në punimet e Komitetit Shkencor, edhe  Prefekti i Arkivit Apostolik të Vatikanit, imzot Sergio Pagano si dhe  Prefekti i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, imzot Cesare Pasini.

26 gusht 2020, 14:40