Kërko

Don Fabio Salerno Don Fabio Salerno 

Don Fabio Salerno është sekretar i ri i Papës. Zë vendin e Atë Gaid

Zëvendësim normal personash, sipas vendimit të Françeskut, shpjegon drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku thirri si sekretar personal, don Fabio Salerno-n, aktualisht punonjës i Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet, pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit. Njoftimin e jep drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

“Në kontekstin normal të qarkullimit të kuadrit, vendosur nga Papa për bashkëpunëorët e Kuries Romake - pohon Bruni - imzot Yoannis Lahzi Gaid, sekretar personal i Papës, e kreu këtë shërbim që nga prilli 2014. Do të vijojë detyrën si anëtar i Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor”, organizëm, që nxit vlerat e propozuara në “Dokumentin e vëllazërimit njerëzor për paqen dhe bashkëjetesën botërore”, nënshkruar në shkurt të vitit të kaluar, në Abu Dabi, nga Papa Françesku dhe Imami i madh i Al-Azhar, Ahmed al-Tayyeb.

Dy fjalë, për don Fabion

Don Fabio Salerno, i lindur në Catanzaro, më 25 prill 1979, u shugurua meshtar më 19 mars 2011. Pas kryerjes së  studimeve në Utroque Iure- në drejtësi civile dhe kanonike - pranë Universitetit Papnor Lateranens, në Romë, e më pas, edhe pranë Akademisë Kishtare, shërbeu si sekretar i Nunciaturës Apostolike në Indonezi e në Misionin e përhershëm  të Selisë së Shenjtë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, për të punuar, më pas, në Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet, pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit. Tani do të vijojë punën pranë Papës.

 

01 gusht 2020, 11:18