San Maximilian Kolbe San Maximilian Kolbe 

Më 14 gusht kalendari përkujton Shën Maksimilianin Kolbe, meshtar e martir

Shën Maksimilian Kolbe mbajti menjëherë qëndrim të prerë kundra nacionalsocialistëve, e nazistët e internuan në kampin e shfarosjes në Aushvic. Nga fundi i korrikut të vitit 1941, derisa njëri nga të internuarit dënohej me vdekje, Atë Kolbe u tregua u gatshëm të zinte vendin e të dënuarit për vdekje. Fali jetën e vet, për të shpëtuar një tjetër jetë.

R.SH. - Vatikan

Me 14 gusht Kisha katolike përkujton festën e Shën Maksilimianit Kolbe, meshtar heroik e martir.  Më 10 tetor 1982, kur po e shpallte Maksimilian Kolben Shenjt, Papa Gjon Pali II skaliti, me pak fjalë, një portret të paharrueshëm të Fratit të thjeshtë. “E flijoi jetën për dashurinë, duke ngadhënjyer, kështu, mbi gjithë sistemin e përbuzjes dhe të urrejtjes për njeriun”.

Shën Maksilimian Kolbe mes tjerash pati shkruar: “Vetëm dashuria krijon e ndërton”: një sfidë e një trashëgimi për të ardhmen e botës. Maksimiliani Kolbe lindi më 7 janar të vitit 1894 në Zdunksa-Wola në Poloni; emri i tij që mori në pagëzim ishte Raimond. Më 1939, kur gjermanët e pushtuan Poloninë, Kolbe vijonte të jetonte në kuvendin e vet të Fretërve të Vegjël Konventual.

Mbajti menjëherë qëndrim të prerë e të hapur kundra nacionalsocialistëve. Kështu, Maksilimilani u bë njeri i padëshirueshëm, prandaj nazistët e internuan në kampin e tmerrshëm të shfarosjes në Aushvic. Ishte muaji shkurt i vitit 1941. Që nga kjo ditë ai nuk ishte më as Raimondi e as Atë Maksimiliani, por numri 16.670.

Aty nga fundi i korrikut të vitit 1941, derisa njëri nga të internuarit dënohej me vdekje, Atë Maksimiliani Kolbe u tregua u gatshëm të zinte vendin e të dënuarit për vdekje. Fali jetën e vet, për të shpëtuar një tjetër jetë. Pas dy javë vuajtjesh të tmerrshme, ai shtrinte krahun për gjilpërën me acid fenik, derisa buzët shqiptonin për herë të fundit mbi tokë: “Të falem Mari!”. Ishte Nata e Zojës së Bekuar të Ngjitur në Qiell e ai nuk i kishte mbushur ende 47 vjet. Vdiste me bindjen: “Vetë, dashuria krijon e ndërton”, që e shoqëroi gjithë jetën.

I mbyllur në paradhomën e vdekjes natën e festës së të Ngjiturit të Zojës në Qiell, i inkurajoi nëntë të dënuarit e tjerë ta prisnin fundin duke u lutur e duke kënduar këngë kushtuar Zojës. Pas dy javë agonie, u mbyt pikërisht natën e Festës së Marisë së Ngjitur në Qiell, me një injeksion acidi fenik. Para se të vdiste, i rrethuar nga xhelatët e tij që zgërdhiheshin përqark, atë Kolbe pëshpëriti, me frymën e fundit, fjalët: “Urrejtja nuk i duhet askujt! Mbyt! Vetëm dashuria krijon!”. Shoqëruar me një Të falemi Mari, e fundmja e shtegtimit të tij mbi këtë tokë që, ndërmjet shumë krimesh të llahtarshme, e pa edhe atë të vdekur, krejt pa faj, duke dhuruar, si  Krishti, jetën, për një njeri tjetër.

Themelues i Ushtrisë së Zojës së Papërlyer, lëvizje kishtare e apostullimit marian, Atë Maksimiliani Kolbe qe shpallur i lum nga Papa Pali XVI më 17 tetor të vitit 1979, ndërsa 11 vjet më vonë, më 10 tetor 1982, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Gjon Pali II e shpalli Shenjt e Martir të Kishës. Me martirizimin e vet, Ai ka sjell “fitoren përmes dashurisë e fesë, në një vend ndërtuar për mohimin e fesë në Zotin e në njeriun” – pati thënë Papa Wojtila për këtë dëshmitar që me dritën e pashkëve e shndriti botën e tmerrshme të kampeve të përqendrimit.

14 gusht 2020, 09:13