Imzot Claudio Gugerotti takohet me  Papën Françesku Imzot Claudio Gugerotti takohet me Papën Françesku 

Papa emëron Claudio Gugerottin nunc në Britaninë e Madhe

Kryeipeshkvi veronez, 64 vjeç, lë udhëheqjen e nunciaturës në Ukrainë, ku ishte i thirrur që nga viti 2015.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku emëroi nunc apostolik në Britaninë e Madhe imzot Claudio Gugerotti-n, 64 vjeç, kryeipeshkëv titullar i Ravelllo-s, deri tani nunc në Ukrainë. Zë vendin e imzot Edward Joseph Adamas.

Imzot Gugerotti lindi në Veronë, më 7 tetor 1955. U shugurua meshtar më 29 maj 1982, si anëtar i klerit të Veronës dhe Shoqërisë së don Nicola Mazza-s. Kreu studimet në fakultetin e Gjuhëve dhe Letërsive Lindore, pranë Universitetit të Venezia-C’Foscari e, më pas, studioi edhe Shkencat Kishtare Lindore dhe Liturgjinë Kishtare.

Kreu shumë detyra në gji të Kishës, deri më 2001, kur Shën Gjon Pali II  e emëroi nunc apostolik në Gjeorgji, Armeni e Azerbajxhan. Më 2011 Benedikti XVI e emëroi nunc në Bjellorusi. Papa Françesku, në Ukrainë, më 2015, e tani, në Britaninë e Madhe.

06 korrik 2020, 11:37