Kërko

Kardinali Pietro Parolin, ne Lurde me 24 janar mbi Mediat dhe e verteta Kardinali Pietro Parolin, ne Lurde me 24 janar mbi Mediat dhe e verteta  

Kardinali Parolin në Ars dhe nё Lurdё në gusht

Sekretari i Shtetit tё Vatikanit kardinali Parolin do të shkojë në shenjtëroren e Arsit më 4 gusht, me rastin e festës së Shën Gjonit Maria Vianej, pastaj në shenjtëroren e Lurdёt, më 15 gusht do të kryesojë Meshёn nё festёn e Zojёs sё Madhe.

R-SH. - Vatikan

Udhëtimi i parë zyrtar jashtë Italisë, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, për Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin do të jetë vizita e ardhshme në Francë. Prania e tij në Ars mё 4 gusht, në festën e shёn Gjonit Maria Vianej, mbrojtësit qiellor të të gjithë meshtarëve, u konfirmua pёr Vatican News nga At Patrice Chokolski, rektor i shenjtërores. Sekretari i Shtetit tё Selisё sё Shenjtё, i ftuar nga shenjtërorja, do të kryesojë Meshën  e festёs shёn Gjonit Maria Vianej, të martën mё 4 gusht në  ora10.00 ndёrsa në ora 15.00 do të mbajë një konferencë pasdite, mbi temën: "Papa Françesku dhe meshtarët, në udhëtim me popullin e Zotit".

Një udhëtim kushtuar Kardinalit Emil Biayenda

Kardinali Parolin do të përurojë, të njëjtën ditë, një udhë shtegtimi brenda shenjtërores sё Ars, kushtuar kardinalit Emil Biayenda, kryeipeshkёv i Brazavillit në Kongo, qё vdiq më 1977, pёr tё cilin çështja e kanonizimit është në vazhdim e sipёr. Lidhja ndёrmjet prelatit kongolez e shenjtërores franceze daton që nga periudha e studimeve të tij, kur ndoqi Institutin Katolik në Lion. Ai shkonte rregullisht në Ars për të thelluar shpiritualitetin  e Shën Gjonit Maria Vianej. Pas kthimit të tij në Kongo, sa herë që shkonte në Francë, shtegtonte gjithmonë në Shenjtëroren e Arsit. At Chocholski shpjegon se prania e kardinalit Parolin për hapjen e kësaj ‘udhe shtegtimi’ është një mënyrë për të ripërtërirë karizmёn e famullitarit të shenjtë të Arsit, shёn Gjonit Maria Vianej, pas Koncilit II të Vatikanit, në veçanti, në kulturën afrikane dhe pёr meshtarёt e shekullit XXI.

Në Lurdё, një Meshё nё përkim me masat kundër pandemisë

Sekretari i Shtetit tё Vatikanit kardinali Parolin do të shkojë pastaj në shenjtëroren e Lurdit për solemnitetin e tё Ngjiturit tё Zojёs sё Bekuar nё Qiell, më 15 gusht. Kjo do të jetë vizita e tretë e Kardinalit Parolin në qytetin Marian që nga emërimi i tij nga Papa Françesku më 2013 si Sekretar Shtetit tё Selisё sё Shenjtё. Kardinali Parolin pati shkuar në Lurdё nё shkurt tё vitit 2017 si Legat i Papës për Ditën Botërore të të Sëmurit, përpara se të kthehej sërish, gati një vit më vonë, për të folur në ditët Ndërkombëtare kushtuar mediave katolike, nё festen e Shën Françeskut Sales,. Kësaj here mё 15 gushtin e ardhshëm, Kardinali Parolin do të kremtojë Meshën në kuadrin e edicioni tё 147-tё tё Shtegtimit Kombëtar, qё organizohet me rastin e festës tё Tё Ngjiturit tё Virgjrës Mari nё Qiell . Një tubim që këtë vit do të bëhet pa pjesëmarrjen e të sëmurëve, për shkak të masave anti-Kovid-19. Por ata që nuk do të jenë në gjendje të shkojnë personalisht në shenjtëroren e Zojёs sё Bekuar nё Lurdё, megjithatë, do të kenë mundësinë të bashkohen shpirtërisht me ngjarjen, duke ndjekur kremtimin nëpërmjet mediave dhe kanaleve dixhitale.

08 korrik 2020, 15:42