Pofesor Giovanni Battista Doglietto Pofesor Giovanni Battista Doglietto 

Doglietto, drejtor i ri i FAS për punonjësit e Vatikanit

Papa emëroi drejtorin e ri të Asistencës Shëndetësore për punonjësit e Vatikanit (FAS). Është doktor Giovanni Battista Doglietto.

R. SH. - Vatikan

Piemontez, i datëlindjes 1948, Giovanni Battista Dogleto u thirr nga Papa në detyrën më të lartë të FAS, struktura e shërbimeve shëndetësore në Vatikan. Drejtues i Repartit të Kirurgjisë Digjestive në Spitalin Gemelli,  qe ndihmësi i parë i profesor Crucitti-t, që operoi Gjon Palin II pas atentatit të 13 majit ‘81.

Dy fjalë për drejtorin e ri

I diplomuar në fakultetin e Mjekësisë dhe të Kirurgjisë të Universitetit Katolik të Romës, ishte ndihmësi i parë i profesor Francesco Crucittit, kirurgut, që operoi Papën Wojtyla pas atentatit. Drejtor i Repartit të Kirurgjisë Digjestive të Gemelli-t që kur u themelua, më 1996-tën, është edhe pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë e Kirurgjisë si dhe autor i 500 punimeve shkencore, shumica mbi argumente  të kirurgjisë së tumoreve të aparatit tretës. E ndoqi gjithnjë Papën Wojtyla, gjatë shtrimeve në Spitalin Gemelli. I ati pati dëshirë që ai të ndiqte karrierën industriale, po ëndrra e tij ishte të bëhej mjek.

18 korrik 2020, 12:41