WYD Magazine Panama 2019 WYD Magazine Panama 2019 

Vatikan: online revista kushtuar Ditës Botërore të Rinisë

Në kanalin e internetit të Dikasterit vatikanas për Laikët, Familjen dhe Jetën, mund të lexoni, falas, World Youth Day Magazine, kushtuar Ditës Botërore të Rinisë, kremtuar në Panama, më 2019.

Kanë kaluar gati 30 vjet, qëkur revista është dëshmitare zyrtare e dialogut  të frytshëm të Atit të Shenjtë me të rinjtë, që takohen me Papën në të katër anët e botës. E botuar nga Fondacioni Gjon Pali II për rininë në një edicion të vetëm, me përmbajtje shumëgjuhëshe, duke nisur nga gjuha angleze, për të vijuar me atë spanjolle, franceze e italiane, WYD Magazine shoqëron çdo ditë botërore të Rinisë, duke dokumentuar zhvillimin, pasuruar me një mori pamjesh e me tekste të shkurtra, por tejet interesante: bëhet, kështu, mjet për t’u mundësuar miliona të rinjve, që morën e do të marrin  pjesë në DBR-të, përvojën e tyre, takimet, çastet e paharrueshme të ngjarjes, kur të rinjtë e mbarë botës - e ardhmja e saj - takohen me Krishtin, përmes Papës.

Numri i 25-të i revistës, kushtuar DBR-së së Panamasë 2019, përuron praninë e saj në web në mënyrë të vazhdueshme, pa e tradhtuar formulën e zakonshme të publikimit: shumë foto e, natyrisht, fjalët kyçe të fjalimeve të Papës si dhe jehonën e tyre në dëshmitë e të rinjve, që patën fatin ta jetojnë takimin me Papën Françesku.

Së fundi kujtojmë se një hapësirë i kushtohet edhe Kuvendit “Të rinjtë për shtëpinë e përbashkët. Kthesa ekologjike në veprim”.

19 qershor 2020, 14:00