MANI UNITE CONTRA LA CORRUZIONE  MANI UNITE CONTRA LA CORRUZIONE  

Selia e Shenjtë-OSBE: alarmi korrupsionit, vendet tё punojnë me transparencë

Transparenca, ndershmëria, mirëbesimi ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve: këto mënyrat me të cilat mund të kundërshtohet korrupsioni, që rrezikon të përhapet veçanërisht tani, në këtё kohë të pandemisë së koronavirusit. Ngritja e alarmit e thirrja drejtuar vendeve për njё qeverisje të mirë nga delegacioni i Selisё sё Shenjtë pranё në OSBE-sё, kryesuar nga Urbanczyk.

R.SH. - Vatikan

Përmes një videokonference parapërgatitore u mbajt sot Forumi 28.tё ekonomik e mjedisor i OSBE-sё, mbi temёn "Nxitja e sigurisë, stabiliteti dhe rritja ekonomike, për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit nëpërmjet novacionit, rritjes sё transparencës dhe dixhitalizimit". Ndёr ndërhyrjet nё videokonferencёn e përmendur ishte edhe ajo e kreut të delegacionit të Selisë së Shenjtë pranë Organizatës për Sigurinë e Bashkëpunimin në Evropë, Monsinjor Janusz Urbańczyk, i cili theksoi disa aspekte që duhet tё karakterizojnë luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë marrëdhënien e mirëbesimit ndёrmjet institucioneve e qytetarëve. Për shkak të pandemisë së Covid-19 - pohon njё deklaratë e Vatikanit – kemi parë ndryshime të dukshme sociale, ekonomike e mjedisore". E ato kërkojnë "në nivelin personal, kombëtar dhe atё ndërkombëtar, një vëmendje më të madhe për vazhduar me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit", që "përfaqëson një kërcënim të madh" sepse  "krijon destabilitet dhe depërton në shumë aspekte e shtrihet në degëzime të ndryshme të veprimtaritё ekonomike e në marrëdhënie njerëzore".

Korrupsioni: plagë që dëmton tё gjithё

"Është e pamohueshme –vazhdon deklarata e Vatikanit - që korrupsioni, duke qenë një nga plagët më shkatërrimtare të indit shoqëror, krijon dëme tejet tё rёnda, si nga pikëpamja etike, ashtu edhe ajo ekonomike. Korrupsioni, në fakt, jep iluzionin e fitimeve të lehta e të shpejta, por në realitet dëmton tё gjithё, duke minuar mirëbesimin e ndërsjellët, duke errësuar transparencën  e duke çuar deri në dyshimin e vetë besueshmërisë së krejt sistemit ligjor e social". E kёtu delegacioni i Vatikanit kujton fjalёt qё Papa Françesku pohoi gjatë audiencës me gjyqtarët e personelin administrativ të Gjykatës së Revizorëve apo të Auditorëve, më 18 mars 2019 në Vatikan: “’Korrupsioni’ ёshtё plagë qё cenon dinjitetin e individit dhe shkatërron të gjitha idealet e mira e të bukura. Shoqëria nё tërësi e pa përjashtim është e thirrur t’i kundërvihet konkretisht kancerit të korrupsionit në tё gjitha format qё ka”, sepse se korrupsioni është plagë, që varfëron të gjithë dhe u kërkon administratorëve publikë të veprojnë me transparencë dhe ndershmëri”.

Prioritetet në veprimin qeveritar

Kush ёshtё pjesë e administratës publike, – kujton Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – "e ka pёr detyrë etike dhe kritike pёr të vepruar me transparencë e ndershmëri, duke nxitur e ndërtuar, kështu, një marrëdhënie mirëbesimi ndёrmjet qytetarëve e institucioneve. Rënia e këtij besimi është, në fakt, një nga manifestimet më serioze e tё rënda të krizës së demokracisë". Në të njëjtën kohë, delegacioni i Vatikanit është i ndërgjegjshëm që "përballë një krize aktuale të pashembullt shëndetësore, përparësia e qeverive është, natyrisht, mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë" sё qytetarëve. Megjithatë, janë pikërisht veprimet e zbatimit të ligjit dhe përgjigjja ndaj virusit Covid-19 që "mund të vënë në dukje rreziqet e mundshme të një shfaqje tё re të korrupsionit, si dhe shkeljet e normave ligjore qё e kundërshtojnë atё". Veçanërisht në këtë kohë të pandemisë, tё gjithё jemi tё thirrur “të jemi vigjilent”.

Pandemia si një mundësi

Së fundi, Selia e Shenjtë reflekton mbi faktin se, "megjithëse emergjenca globale shkaktuar nga Covid-19 përfaqëson një sfide për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, prapëseprapë, kjo emergjencë mund të ofrojë edhe një mundësi reale" për të "kërkuar zgjidhje të reja e novatore për luftimin e korrupsionit e përforcimin e indit shoqёror". Shpresa është qё orientime e zgjidhje  të tilla "tё mos jenë ndarëse, përçarëse, të politizuara apo të pjesshme, por vendime qё kërkojnë, me tё vërtetë, të mirën e përbashkët dhe zhvillimin e gjithanshëm njerëzor të tё gjithëve”.

Gjatë punimeve u theksua se lufta kundër korrupsionit është edhe njё sfidë e vërtetë kulturore. Korrupsioni duket gjithnjë si problem politik, problem i shoqërisë civile, që nuk i intereson vetëm një pjese të botës, por tё gjithёve, prandaj sot jemi tё vetëdijshëm se korrupsioni u bën keq të gjithëve; u bën keq qytetarëve, por sidomos u bën keq të varfërve.

Korrupsioni plagë e shoqërisë

Korrupsioni i privon njerëzit, sidomos të varfërit, nga liria, nga dinjiteti dhe drejtësia. Është i pranishëm në gjithë vendet e botës, sepse lind në zemrën e njeriut. Për të gjetur propozime konkrete për ta kundërshtuar këtë “plagë shoqërore”, u mbajt Videokonferenca parapërgatitore nё Forumin 28.tё ekonomik e mjedisor e OSBE-sё.

Monsinjor Janusz Urbańczyk kujtoi se Papa Françesku e ka denoncuar shpesh korrupsionin, si plagë të shoqërisë, dhe ka kërkuar të luftohet me të gjitha forcat, si në ushtrimin e funksioneve publike, ashtu edhe në fushën ekonomike

15 qershor 2020, 18:03