Kërko

Festa titolare dei SS. Cirillo e Metodio a Pontificio Collegio Slovacco, 16 febbraio 2020, celebrante e predicatore Mons. Lubomir Welnitz, 2020.02.17  Festa titolare dei SS. Cirillo e Metodio a Pontificio Collegio Slovacco, 16 febbraio 2020, celebrante e predicatore Mons. Lubomir Welnitz, 2020.02.17  

Minsinjor Lubomír Welnitz emërohet ceremonier papnor

Monsinjor Lubomìr Welnitz, nga kleri i dioqezës së Nitra-s e zyrtar i Pendestarisё Apostolike, u emërua nga Papa Ceremonier papnor. Kёshtu njofton zyra e Shtypit të Shenjtë e Selisё sё Shenjtё.

R.SH. - Vatikan

Imzot Ľubomír Welnitz, nga kleri i dioqezës së Nitra-s  (Sllovaki) e funksionar i Pendestarisё Apostolike, u emërua ceremonier papnor. Kёshtu njofton zyra e Shtypit të Shenjtë e Selisë sё Shenjtë.

 Zyra e Kremtimeve Liturgjike papnore është organizëm i Selisë së Shenjtë, që përgatit dhe mbikëqyr kremtimet liturgjike të Papës. Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Atit të Shenjtë Papë është themeluar sipas normave të parashikuara në Kushtetutën Apostolike “Pastor Bonus” të 28 qershorit 1988. Ceremonierët papnorë ndihmojnë Papën në funksionet e tij kishtare, nё kremtimet liturgjike, në rrethana të veçanta si funksionet e kremtimeve liturgjike me solemnitet tё veçantë, nё misionet papnore nё Koncistorёt, si dhe kardinajtё nё marrjen e titullit tё tyre kardinalor, dhe nё rrethana tjera.

Ceremonierët papnor janё nёn drejtimin e monsinjori Guido Marini, Mjeshtër i Kremtimeve Liturgjike Papnore. Deri tani, kanë qenë shtatë ceremonierёt papnor: Pier Enrico Stefanetti, Diego Giovanni Ravelli, Marco Agostini, Massimiliano Matteo Boiardi, Vincenzo Peroni, Jàn Dubina dhe at Krzyztof Marjanowicz. Ky i fundit u emërua ceremonier papnor më 2018.

15 qershor 2020, 10:15