Kërko

Vatican News
Corpus Domini Corpus Domini  

Festa e Korpit tё Krishtit ftesё tё jemi solidarë me tё varfrit e nevojtarёt

Kisha jo vetëm i lutet Zotit “na e jep sot bukën tonë të përditshme’, por sipas shembullit të Zotit të vet Jezu Krisht, përpiqet me të gjitha mënyrat ‘t’i shumëzojë pesë bukët e dy peshqit’ me nisma të panumërta në ndihmë tё njerёzve tё varfёr, të zhvillimit njerëzor e të ndarjes së përbashkët tё tё mirave qё Zoti na ka dhuruar, që askujt të mos i mungojnë gjërat e nevojshme për jetesën: buka e përditshme dhe solidariteti vëllazëror

Sikur kujtoi sot Papa Françesku, gjatё audiencës sё përgjithshme, mbajtur paradite nё Vatikan, nesër mё 11 qershor, Kisha katolike kremton festёn e Korpit të Krishtit, e cila në Itali, Shqipёri, Kosovё e në shumë vende të tjera do tё kremtohet tё dielёn e ardhshme.

Festa e Korpit tё Krishtit na nxitë si të krishterë të tregohemi më të vëmendshëm ndaj vëllezërve, sidomos ndaj atyre që janë më të varfër, posaçërisht nё periudhën e koronavirusit, me tё gjitha pasojat.

Kisha ia beson dashurisë së Zotit të mëshirshëm edhe të gjithë ata që vdiqën gjatё kёsaj periudhe për shkak të pandemisё Covid-19, e cila shkatoi shumё viktima e edhe dëme tё mёdha në ekonominë botёrore.

Festa e Korpit tё Krishtit, na ndihmoftë të gjithëve që kudo, në mundimin e përditshëm, të vijojmë të besojmë, të shpresojmë e të duam, qё të mos kemi kurrë më frikë t’i flasin njerëzimit për Jezusin e Jezusit për familjen njerёzore, duke mbetur gjithnjë dëshmitarë të besueshëm të kësaj dashurie të pakufishme tё Zotit.

Pra, nesёr në Vatikan kremtohet solemniteti i Korpit e i Gjakut të Krishtit. Është fjala pёr festёn e Eukaristisë, dhuratë e mrekullueshme e Krishtit i cili, në Darkën e Mbrame me apostuj, deshi të na linte kujtimin e Pashkëve të Tij, sakramentin e Korpit e të Gjakut të vet, si peng i dashurisë së pakufishme për ne. Eukaristia është shkollë e dashurisë dhe e solidaritetit vëllazëror.

Kush ushqehet me Bukën e Krishtit, nuk mund të qëndrojë indiferent para atij të cilit, në ditët tona, i mungon buka e përditshme dhe i shkelet dinjiteti njerёzor. Shumë prindër e mundohet të sigurojnë bukёn e gojёs me mundime të mëdha, për vete e për fëmijët e tyre. Është problem gjithnjë më i vështirë, që bashkësia ndërkombëtare mundohet shumë për ta zgjidhur.

Kur Jezusi nisi t’u predikonte turmave u tregoi se Ati Hyjnor e kishte dërguar në botë si ‘bukë e gjallë e zbritur nga qielli’, si ‘bukë e jetës’. Kisha jo vetëm i lutet Zotit “na e jep sot bukën tonë të përditshme’, por sipas shembullit të Zotit të vet Jezu Krisht, përpiqet me të gjitha mënyrat ‘t’i shumëzojë pesë bukët e dy peshqit’ me nisma të panumërta në ndihmë tё njerёzve më tё varfёr, në ndihmë të zhvillimit njerëzor e të ndarjes së përbashkët tё tё mirave qё Zoti na ka dhuruar, që askujt të mos i mungojnë gjërat e nevojshme për jetesën: buka e përditshme dhe solidariteti vëllazëror.

10 qershor 2020, 11:50