Vatikan: FAS Fondi i Ndihmës Shëndetësore Vatikan: FAS Fondi i Ndihmës Shëndetësore 

Asnjë rast me Covid-19 në Vatikan

Asnjë rast me Covid-19 ndërmjet punonjësve të Selisë së Shenjtë e në Shtetin e Qytetit të Vatikanit. Njoftimin e jep drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Matteo Bruni. “Mëngjesin e djeshëm - shpjegon - nuk pati asnjë rast sëmundjeje. I prekuri i fundit nga Covid-19, tani është shëruar”.

R. SH. - Vatikan

“Asnjë punonjës i Selisë së Shenjtë e në Shtetin e Qytetit të Vatikanit, nuk është i prekur nga Covid-19”. Njoftimin e dha dje drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni. “Sot - shpjegoi - rezultoi negativ edhe punonjësi i fundmë, që javët e kaluara qe prekur nga sëmundja”.

Bazilika e Vatikanit u dezinfektua para rihapjes për besimtarët

Këto muaj Selia e Shenjtë i ndoqi me vëmendje të jashtëzakonshme të gjithë punonjësit e prekur nga coronavirusi. Ishte data 6 maj, kur u  prek nga sëmundja punonjësi i fundmë, i dymbëdhjeti, tashmë i shëruar.

Në këto rrethana, e duke zbatuar të gjitha masat e qeverisë italiane, u rihapën, krejtësisht të dezinfektuara, Bazilikat, duke nisur, më 18 maj, nga ajo e Shën Pjetrit. Që nga 1 qershori, rinisën veprimtaritë edhe Muzetë e Vatikanit, Biblioteka dhe Arkivi apostolik, të cilët tashmë janë hapur për publikun dhe studiuesit, duke respektuar të gjitha normat e sigurisë.   

07 qershor 2020, 10:41