2019.12.13  Inaugurazione nuova sede di Scholas Occurentes nel Palazzo San Calisto 2019.12.13 Inaugurazione nuova sede di Scholas Occurentes nel Palazzo San Calisto 

Vatikan: mësuesit diskutojnë mbi arsimin në fazën e Covid

Imzot Zani: "Kjo pandemi ka shkaktuar pandeminë sociale e pandeminë ekonomike, por mbi të gjitha një pandemi për tё cilën flitet pak, pandeminë arsimore, e cila është në një gjendje të rёndë". Siç tha Papa, arsimi kërkon mendje, zemër e duar dhe nëpërmjet arsimit në distancë dhe gjatё mësimdhënies e formimit nё distancë ne vëmë theksin në mendje, por mungojnë zemra e duart.

R.SH. - Vatikan

Pas një takimi të parë virtual të organizuar nga Fondacioni Papnor ‘Scholas Occurrentes’ më 8 prill, në të cilin mësues dhe profesorë të universiteteve nga e gjithë bota  shkëmbyen së bashku reflektimet e tyre rreth mënyrës që po përdoret në punën e mësimdhënies gjatё kësaj periudhe të re arsimore shkaktuar nga koronavirusi, u organizua edhe një takim i dytë virtual për të  thelluar më tej reflektimin e për të shkëmbyer përvojën rreth çështjes së edukimit arsimor gjatë periudhës së Kovid-19.

Ndër pjesëmarrësit nga Vatikani, Imzot Angelo Vinçenzo Zani, Sekretari i përgjithshëm i Dikasterit tё Selisë së Shenjtv për Edukimin Katolik, tha: "Dua të falënderoj Scholas Occurrentes për gjithçka që bën, sepse përfshin të gjithë aktorët, prindërit, të rinjtë, mësuesit,  edukatorët në përgjithësi e është me të vërtetë një pakt global. Është një përvojë që u përgjigjet pikërisht nevojave dhe problemeve që ka nxjerr nё pah pandemia e koronavirusit në fushën e arsimit". Këndej shtoi: "Kjo pandemi ka shkaktuar pandemi të tjera: pandeminë sociale dhe pandeminë ekonomike, por mbi të gjitha një pandemi për tё cilën flitet pak: e kjo ёshtё pandemia arsimore, e cila është shumë serioze  e sot është një situatë të rёndë".

Imzot Zani shpjegoi se, siç tha Papa Françesku, arsimi kërkon mendje, zemër e duar e nëpërmjet arsimit në distancë dhe gjatё mësimdhënies e formimit nё distancë, ne vëmë theksin në mendje, por mungojnë zemra e duart. Së fundi, shtoi Sekretari i përgjithshëm i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Edukimin Katolik Imzot Zani: "Puna që po bëjmë së bashku me Scholas Occurrentes është shumë e bukurë, e shërben pikërisht për të rindërtuar paktin arsimor. Duhet të punojmë për një arsim më cilësor, të angazhuar e në shërbim dhe për të mirёn e qytetarëve, të shtetësisë, paqes, solidaritetit dhe mjedisit".

28 maj 2020, 13:08