Shen Nene Tereza Shen Nene Tereza 

Shën Nënë Tereza: Jeta është e bukur!

“Është e bukur jeta”, një sërë këshillash të Nënë Terezës, rreshtuar bukur e poetikisht: Jeta është mundësi, pranoje!/Jeta është bukuri, sodite!/Jeta është lumturi, shijoje! /Jeta është ëndërr, realizoje! /Jeta është sfidë, përballoje!Jeta është detyrë, kryeje! /Jeta është lojë, luaje!..

R.SH. - Vatikan

Herë pas here, libri “Njoha një shenjtore” e kardinalit Angelo Comastri, na propozon një faqe të shkruar nga vetë Nënë Tereza: një lutje, një meditim, një përsiatje. Sot, është radha e së mirënjohurës “Është e bukur jeta”, një sërë këshillash të Nënë Terezës, rreshtuar bukur e poetikisht.

Jeta është mundësi, pranoje!

Jeta është bukuri, sodite!

Jeta është lumturi, shijoje!

Jeta është ëndërr, realizoje!

Jeta është sfidë, përballoje!

Jeta është detyrë, kryeje!

Jeta është lojë, luaje!

Jeta është e çmueshme, vlerësoje!

Jeta është pasuri, ruaje!

Jeta është dashuri, duaje!

Jeta është mister, zbuloje!

Jeta është premtim, plotësoje!

Jeta është trishtim, mposhte!

Jeta është himn, këndoje!

Jeta është tragjedi, përballoje!

Jeta është aventurë, rrezikoje!

Jeta është lumturi, meritoje!

Jeta është jetë, mbroje!

E shkurtër a e gjatë, jetoje!

Nënë Tereza

23 maj 2020, 19:02