Kërko

Vatican News
2020.04.17 Santa Faustina Kowalska Divina Misericordia Santa Faustina Kowalska, Divina Misericordia 

Papa: Kisha tё kremtojë mё 5 tetor Shenjten e dashur nga Wojtyla, Faustina Kowalska

Papa Françesku, nё njëqind vjetorin e lindjes sё Karol Wojtylёs, vendosi qё shenjtja polake shumё e nderuar dhe e dashur nga ai, Faustina Kowalska, të festohet në Kishë më datën 5 tetor.

R.SH. - Vatikan

"Papa Françesku, - lexohet në dekretin e Kongregatёs sё Selisё sё Shenjtё për Kultin Hyjnor - në përgjigje të peticioneve dhe dëshirave të Barinjve shpirtëror, tё rregulltarëve e rregulltareve, si dhe tё shoqatave tё besimtarëve, duke konsideruar ndikimin qё ka spiritualiteti i Shenjtës Faustinës Kowalska në rajone të ndryshme të botës, ka vendos që emri i shën Marisё Faustina Kowalska, virgjër, të shkruhet në Kalendarin e Përgjithshëm Romak tё Kishёs katolike dhe përkujtimi i saj, fakultativ, tё festohet nga tё gjithё më datёn 5 tetor. Ky përkujtim i ri  duhet tё vendoset në të gjithë Kalendarët dhe Librat liturgjikë për kremtimin e Meshёs dhe tё Liturgjisë së Orëve".

Kush ishte Shën Faustina Kovalska? 

Motër Faustina Kovalska jetoi 33 vjet. Vdiq më 5 tetor 1938. Shën Faustina është dhuratë e Zotit për kohën tonë, është dhuratë e trojeve të Polonisë për mbarë Kishën. Jezusi i besoi mistikes polake detyrën t’ia përcillte mbarë njerëzimit mesazhin e Mëshirës Hyjnore.

Misioni i motër Faustinës na kujton të vërtetën mbi Mëshirën Hyjnore, sepse e dimë që ajo është një e vërtetë e zbuluar në Shkrimin Shenjt - Bibёl. Motër Faustina na e kujton këtë të vërtetë në forma të reja, që i janë transmetuar nga vetë Jezusi gjatë dukjeve të tij. Kujtojmё sidomos nderimin e figurës së mëshirës Hyjnore, që vjen nga vegimi i 22 shkurtit 1931. Pastaj orën e Mëshirës, që ia kërkoi vetë Jezusi, për lutjen që Krishti ia mësoi motër Faustinës, që t’ ia drejtonte Mëshirës së tij Hyjnore. Pastaj, festën e Mëshirës Hyjnore, themeluar nga Papa Gjon Pali II gjatë kanonizimit të Motrës Faustina, që Kisha e kremton si "E Diela e Mëshirës Hyjnore". E edhe përhapjen këtij kulti, që sot vijon përmes "apostujve të Mëshirës Hyjnore".

Shën Faustina Kowalska: Faqe nga Ditari

Shën Faustina është dhuratë e Zotit për kohën tonë e dhuratë e trojeve të Polonisë për mbarë Kishën. Jezusi i besoi mistikes polake detyrën t’ia përcillte mbarë njerëzimit mesazhin e Mëshirës Hyjnore. Misioni i motër Faustinës na kujton të vërtetën mbi Mëshirën Hyjnore, sepse e dimë që ajo është e vërtetë e zbuluar në Shkrimin Shenjt.

Motër Faustina na e kujton këtë të vërtetë në forma të reja, që i janë transmetuar nga vetë Jezusi gjatë dukjeve të Tij. Përmes Ditarit, për shembull, që u shkrua në formë kujtimesh katër vitet e fundit të jetës së saj. Në faqet e tij zbulohet thellësia e jetës shpirtërore dhe shkrirja e shpirtit të Murgeshës me Zotin, i cili i dhuroi hire mbi hire: hirin e kundrimit, të njohjes së thellë të misterit të Mëshirës Hyjnore, vegimet zbulimet, plagët e Tij të fshehta, dhuratën e profecisë e të njohjes së shpirtrave si edhe dhuratën tejet të rrallë të dasmës mistike.

Në Ditarin e Shenjtores, titulluar “Mëshira Hyjnore në shpirtin tim”, Jezu Krishti i duket Faustinës e i thotë: “Përmes teje, ashtu si përmes kësaj Hosteje, do të kalojnë rrezet e Mëshirës sime mbi botë”(Ditari,441)

E, në vijim: “... Zemra ime është e rrëmbushur me mëshirë për shpirtrat.(...) Oh! Sikur ta kuptonin  se unë jam për ta më i miri i Etërve; se për ta gurroi nga Zemra ime Gjaku e Uji, si nga një gurrë e pashterrshme Mëshire: se për ta banoj në tabernakull e se, si Mbret i mëshirës, dëshiroj ta shuaj etjen e shpirtrave me hire, po nuk duan ta pranojnë (...). Oh, sa madhe është indiferenca e shpirtrave për gjithë këtë mirësi, për gjithë këto prova dashurie(...). kanë kohë për gjithçka: për të ardhur tek unë e për të marrë hire nuk kanë kohë...” (Ditari, 367).

“Sa të palumtur, ata që nuk përfitojnë nga mrekullia e Mëshirës Hyjnore! Do ta thërrisni më kot, kur do të jetë tepër vonë!”. (Ditari 1448).

“Thuaju mëkatarëve se askush nuk do të shpëtojë nga duart e mia. Nëse ikin  nga zemra ime përdëllyese, do të bien në duart e drejtësisë sime. Thuaju mëkatarëve se  i pres gjithnjë, se i dëgjoj edhe rrahjet më të lehta të zemrave të tyre, për t’u kujtuar menjëherë kur rreh për mua. Shkruaj se u flas me brerjet e ndërgjegjes, me mossukseset e vuajtjet, me stuhi e bubullima; u flas me zërin e Kishës...” (Ditari 1728).

E Diela in Albis (Festa e Mëshirës Hyjnore): “Sot ia ofrova përsëri veten Zotit si fli për mëkatarët. O Jezusi im, nëse po më troket ora e fundit, të lutem përvujtërisht, pranoje vdekjen time në bashkim me Ty, si therore, që unë, me vetëdije të plotë, po ta dhuroj për një qëllim të trefishtë:

Së pari, që vepra e Mëshirës sate të përhapet në botën mbarë e që festa  e kësaj Mëshire të miratohet e të kremtohet solemnisht.

Së dyti, që mëkatarët, e posaçërisht shpirtërat, në prag të shtegtimit të fundit, t’i drejtohen Mëshirës sate për shpëtimin e amshuar.

Së treti, që festa e Mëshirës të jetë strehë e mbrojtje për të gjithë shpirtrat e në atë ditë nga të katër anët të gurrojnë hiret hyjnore”.

Këto, disa fragmente nga Ditari, që na nxisin të mendojmë edhe për figuren e Mëshirës Hyjnore, që vjen nga vegimi i 22 shkurtit 1931. E pastaj, për orën e lutjen e Mëshirës, të cilën ia kërkoi e ia mësoi motër Faustinës vetë Jezusi, për  t’ia drejtuar Mëshirës së tij Hyjnore.

18 maj 2020, 20:54