Kërko

2019.11.16 Plenaria del Dicastero per i Laici, Famiglia e la Vita 2019.11.16 Plenaria del Dicastero per i Laici, Famiglia e la Vita 

Papa: jeta na mahnit me hire e bekime

Burrat dhe gratë e #lutjes i ruajnë të vërtetat bazë: ua përsërisin tё gjithёve se jeta, pavarësisht nga të gjitha mundimet e saj, sprovat dhe ditët e vështira të saj, ёshtё përplot me hire e bekime për çka duhet të mahnitemi. E si e tillë ajo duhet mbrojtur dhe ruajtur gjithmonë. Kёshtu pohon Papa Françesku, nё njё tweet.

R.SH. - Vatikan

Burrat dhe gratë e #lutjes i ruajnë të vërtetat bazë: ua përsërisin tё gjithёve se jeta, pavarësisht nga të gjitha mundimet e saj, sprovat dhe ditët e vështira të saj, ёshtё përplot me hire e bekime për çka duhet të mahnitemi. E si e tillë ajo duhet mbrojtur dhe ruajtur gjithmonë. Kёshtu pohon Papa Françesku, nё njё tweet botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Jeta është e shenjtë dhe e padhunueshme

“E shenjtë dhe e padhunueshme”. Me këto fjalë Papa Françesku i ripohoi mësimin e Kishës për jetën njerëzore. Në pritjen me përfaqësuesit e Lëvizjes për Jetën, të udhëhequr nga Carlo Casini,  mё 11 prill 2014, Papa Françesku i falënderoi të pranishmit për shërbimin që kryejnë dhe u bëri thirrje të angazhohen në mbrojtje të jetës, “me guxim dhe dashuri, në të gjitha fazat e saj”.

Papa e shtjelloi temën e jetës duke u nisur nga një ndër pikat më të forta të analizës së tij për shoqërinë e sotme: nëse e shohim jetën si diçka që konsumohet, herët a vonë do ta hedhim tej, për shembull me anë të abortit. Nëse e shqyrtojmë jetën siç është në të vërtetë – dhuratë e Zotit – atëherë jemi përballë një të mirë të çmueshme dhe të paprekshme, që duhet mbrojtur me të gjitha mjetet.

Papa përsëriti edhe një herë çfarë ka shkruar në thirrjen apostolike Evangelii Gaudium, në lidhje me këtë argument: “Jeta njerëzore është e shenjtë dhe e padhunueshme. Çdo e drejtë qytetare mbështetet mbi pranimin e të drejtës së parë themelore: e drejta për jetën. Sot duhet t’i themi ‘jo ekonomisë së përjashtimit dhe të pabarazisë’. Kjo ekonomi vret... Qenia njerëzore, si e tillë, vështrohet si një e mirë për konsum; si një e mirë konsumi, që mund të përdoret e të hidhet. Kemi prodhuar kulturën e ‘hedhurinave’, e cila, për më tepër, gjen përkrahje. E, kështu, hedhim tej edhe jetën”.

Ndërmjet ekonomisë dhe moralit, konstaton Papa Françesku, sot është vendosur “ndarja” dhe peshorja anon nga “tregu i pajisur me çdo risi teknologjike”, ndërsa “normat etike elementare” të “natyrës njerëzore gjithnjë e më të lënë pas dore”, po harrohen: “Për këtë arsye duhet t’i kundërvihemi me forcë çdo lloj atentati kundër jetës, veçanërisht jetës së pafajshme dhe të pambrojtur. Dhe foshnja në barkun e nënës është më i pafajshmi ndër të pafajshëm. Le të kujtojmë fjalët e Koncilit II të Vatikanit: “Jeta, një herë e ngjizur, duhet mbrojtur me kujdesin më të madh; aborti dhe foshnjevrasja janë krime të neveritshme”.

Identikiti i të riut të vërtetë.

“Nuk ka gjë më të bukur, se të kundrosh dëshirat, angazhimin, pasionin, energjinë me të cilën e jetojnë të rinjtë jetën! Kur Krishti ua prek zemrën, janë të aftë për veprime me të vërtetë madhështore. E jo vetëm besojnë, por edhe punojnë për t’ia ndryshuar faqen botës. Prandaj mëshira ka gjithnjë fytyrë të re", kёshtu pohoi Papa Bergoglio me rastin e Ditёs Botёrore tё Rinisё, nё Blonia, afёr Krakovit, nё Poloni, mё 28 korrik 2016.

Jeta është zgjedhje ndërmjet dy udhëve

Shpirti i Ungjillit kërkon një stilin e jetës serioze e impenjuese, që ka në vete ndershmërinë, korrektësinë, respektin ndaj të tjerëve e ndaj dinjitetit të tyre, ndjenjën e detyrës. Kjo është shkathtësia e krishterë! Udha e jetës sjell në zgjedhjen dhe përcaktimin tonë ndërmjet dy udhëve: ndërmjet ndershmërisë e pandershmërisë, ndërmjet besnikërisë e pabesnikërisë, ndërmjet egoizmit e altruizmit, ndërmjet së mirës e së keqes. Kёshtu pohoi Papa Françesku gjatё lutjes së mesditës të Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, mё 18 shtator 2016.

Nuk mund të luhatemi ndërmjet njërës e tjetrës, sepse lëvizin sipas logjikëve të ndryshme e të kundërta. Eshtë më rëndësi të vendosim se të cilin drejtim duhet të marrim e pastaj, pasi të kemi zgjedhur udhën e drejtë, të ecim me zell e vendosmëri, duke u mbështetur në hirin e Zotit e në mbështetjen e Shpirtit të tij. Përfundimi i fragmenti të sotëm ungjillor është i fortë e kategorik: “Asnjë shërbëtor nuk mund t’u shërbejë njëkohësisht dy zotërinjve, sepse ose do ta urrejë njërin e tjetrin do ta dojë, ose pas njërit do të shkojë e tjetrin do ta përbuzë” (rr.13).

Jezusi sot na këshillon e nxit të zgjedhim e të përcaktohemi në mënyrë të qartë ndërmjet Tij e shpirtit të botës, ndërmjet logjikës së korrupsionit e lakmisë dhe asaj të ndershmërisë e bujarisë, ndarjes bashkë me të tjerët. Mos të harrojmë edhe se korrupsioni prodhon përshtatshmërinë, lind varfëri, shfrytëzim, vuajtje. Ndërsa përkundrazi, kur provojmë të ndjekim logjikën ungjillore të integritetit, të qartësisë në synime e në sjellje, të vëllazërimit, ne bëhemi artizanë të drejtësisë dhe hapim horizonte plotë shpresë për njerëzimin. Në dhurimin falas të jetёs për vëllezërit tanë, ne shërbejmë zotërinë e drejtë: Zotin.

23 maj 2020, 17:28