Kërko

ERIC-LANDERaem.jpg

Papa emëron një pionier të gjenomës njerëzore, anëtar të Akademisë së Shkencave

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku emëroi anëtar të Akademisë Papnore të Shkencave, profesorin Eric Steven Lander, kryetar e drejtor themelues i Broad Institute of Massachusetts Institute of Technology and Harvard (Kembrixh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

         Lander u lind në Nju Jork, më 2 shkurt 1957. U diplomua në Universitetin e Princeton-it dhe mbrojti doktoraturën në Universitetin e Oksfordit në vitin 1981. Gjenetist, biolog molekular dhe matematikan, është një ndër pionierët e përkufizimit, të kuptimit dhe të zbatimit të biomjekësisë së gjenomës njerëzore.

         Profesori jep biologji në të famshmin Institut MIT, bazat e të cilit i ka përcaktuar edhe ai vetë, si edhe në Shkollën Mjekësore të Harvardit. Ka fituar shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

26 maj 2020, 13:23