Kërko

 Vatikan: Fondi i Asistencës Shëndetësore Vatikan: Fondi i Asistencës Shëndetësore 

Një rast tjetër i Covid 19 në Vatikan

Test pozitiv i një punonjësi vatikanas, tani në shtëpinë e tij, nën mbikqyrje.

R. SH. - Vatikan

Është “rasti i dymbëdhjetë” i Covid-19 ky, “brenda Shtetit të Qytetit të Vatikanit”, ndërmjet punonjëve të Selisë së Shenjtë. Njoftimi jepet përmes një deklarate të Drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, Matteo Bruni:

“Personi punonte në  banesën e vet, që nga ditët e para të marsit e, sapo u dukën simptomat - saktëson Bruni - u izolua në shtëpinë e tij. Para se të rikthehej në vendin e punës, bëri provën, me rezultat pozitiv, nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Higjienës e Vatikanit e tani është nën mbikqyrje në shtëpinë e tij”.

07 maj 2020, 09:10