Kërko

2019.04.19 Passione di Gesù Cristo,  Ecce Homo,  Crocifisso  venerdi santo 2019.04.19 Passione di Gesù Cristo, Ecce Homo, Crocifisso venerdi santo 

Më 12 maj kalendari përkujton Shën Nereun, Akileun e Pankracin, martirë

Nereu e Akileu qenë ushtarakë romakë. Bëjnë pjesë në grupin e ushtarakëve, me të cilët filloi “epoka e martirëve” nën Dioklecianin. Të mahnitur nga qëndrimi i patundur i martirëve të krishterë para vdekjes, vendosën të kthyen në fenë e Krishtit. E morën guximin të shpallnin haptas se ishin të krishterë. Për këtë iu pre koka në Romë, nën perandorin Dioklecian, në vitin 304, e u varrosen në varrezën e Domitilës në Ardeatina.

R.SH. - Vatikan

Më 12 maj Kisha katolike përkujton Shenjtorët Nereu, Akileu e Pankraci, martirë

Nereu e Akileu, sipas traditës, qenë dy ushtarakë të ushtrisë romake. Bëjnë pjesë në grupin e ushtarakëve, me të cilët filloi “epoka e martirëve” nën Dioklecianin. Duke i shërbyer tiranit e duke zbatuar pa asnjë kundërshtim urdhrat e tij, ata torturonin çdo ditë “rebelët e krishterë”, siç quheshin nga paganët ndjekësit e fesë së re, ardhur nga Lindja.

Të mahnitur nga qëndrimi i patundur i martirëve të krishterë para vdekjes, vendosën të ndiqnin shembullin e tyre. U kthyen në fenë e Krishtit. E si morën guximin të shpallnin haptas se ishin të krishterë, u përjashtuan menjëherë nga radhët e ushtrisë dhe u dënuan me vdekje, të cilën e përballuan me guxim e me gëzim. Iu pre koka në Romë, nën perandorin Dioklecian, në vitin 304, e u varrosen në varrezën e Domitilës në Ardeatina.

Më pas, për nder të tyre, në Termet e Caracallës u lartua një nga bazilikat e njohura romake. Simboli i tyre, ashtu si i të gjithë martirëve, është palma.  Basorelievi, që paraqet xhelatin duke i prerë kokën Shën Akileut konsiderohet si vepra më e lashtë artistike, ardhur deri në ditët tona, dëshmi e martirizimit të të krishterëve të parë. 

Edhe historia e Shën Pankracit, që vdiq tepër i ri nën Perandorin Dioklecian, i copëtuar në amfiteatër nga një luan, është pasuruar me shumë elemente legjendare, të cilat është vështirë t’i ndash nga e vërteta historike. Sidoqoftë, është një nga shenjtorët më popullor, jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj: njihet si Pajtor i Rinisë të Veprimit Katolik, ndërsa i janë kushtuar bazilika, kisha e kuvende: bazilika e tij në Romë u ngrit nga Shën Gregori i Madh; kisha në Londër, nga Shën Augustini i Canterburyt; madje iu kushtua edhe një stacion i metropolitanës londineze; anglez ishte edhe Wisemman-i (Uajsman), autori i romanit të famshëm “Fabiola”, përkthyer në gjuhën shqipe nga Imzot Vinçenc Prennushi, një nga personazhet kryesore të të të cilit është pikërisht Shën Pankraci.

12 maj 2020, 09:07