2020.05.26 2020.05.26 

Maria e Shpirti Shenjt

Maria nuk mund të kuptohet pa Shpirtin Shenjt. Lidhje tejet e ngushtë, e privilegjuar, e pazgjidhshme, sepse feja e Marisë tërheq dhuratën e Shpirtit hyjnor. Prej këndej, në shkollën e Marisë Virgjër edhe ne mësojmë ta njohim praninë e Shpirtit Shenjt në jetën tonë, ta ndjejmë frymëzimin që vjen prej Tij e ta ndjekim përvujtërisht.

R.SH.-Vatikan

Zoja e Bekuar, në muajin maj: Maria e Shpirti Shenjt!

Në muajin maj, e pikërisht këtë të diele, Kisha katolike kremton solemnitetin e Rrëshajëve. Me këtë rast Kisha thekson lidhjen e ngushtë të Marisë me Shpirtin Shenjt, duke i ftuar të gjithë besimtarët të frymëzohen prej Nënës së Krishtit.

Maria nuk mund të kuptohet pa Shpirtin Shenjt. Lidhje tejet e ngushtë, e privilegjuar, e pazgjidhshme, sepse feja e Marisë tërheq dhuratën e Shpirtit hyjnor. Festa e madhe e Rrëshajëve na fton të meditojmë edhe për lidhjen ndërmjet Shpirtit Shenjt Zot e Marisë. Lidhje tejet e ngushtë, e privilegjuar, e pazgjidhshme, sepse feja e Marisë tërheq dhuratën e Shpirtit hyjnor. E gjithë ngjarja e lindjes së Jezusit dhe e fëmijërisë së tij të parë udhëhiqet në mënyrë pothuajse të dukshme nga Shpirti Shenjt, ndonëse nuk përmendet gjithnjë. Zemra e Marisë, në përkim të plotë me atë të Birit hyjnor, është tempull i Shpirtit të së vërtetës, ku çdo fjalë e çdo ngjarje ruhet me fe, me shpresë e me dashuri.

Prej këndej, Kisha i ftoi të gjithë t’i përngjasin Marisë, Nënës së Jezusit e në shkollën e Marisë mësojmë edhe ne ta njohim praninë e Shpirti Shenjt në jetën tonë, ta ndjejmë frymëzimin që vjen prej tij e ta ndjekim përvujtërisht. Ai na bën të rritemi, sipas natyrës së Krishtit, e na dhuron frytet e mira, që Shën Pali Apostull i numëron në Letrën drejtuar Galatëve: “Dashurinë, gëzimin, paqen, shpirtmadhësinë, dashamirësinë, butësinë, besnikërinë, përvujtërinë, vetsundimin (Gal 5,22).

Maria nuk mund të kuptohet pa Shpirtin Shenjt. Lidhje tejet e ngushtë, e privilegjuar, e pazgjidhshme, sepse feja e Marisë tërheq dhuratën e Shpirtit hyjnor. Jezusi i ngjallur u tha Apostujve: “Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju” (Gjn 20,21); e u dha atyre Shpirtin e tij të Shenjt. Kjo do të thotë se, ashtu siç Jezusi ishte lajmëtar i dashurisë së Hyjit Atë, edhe ne duhet të jemi lajmëtarë të dashurisë së Krishtit: të jemi lajmëtarë të ngjalljes së tij, të fitores së tij mbi të keqen e mbi vdekjen, bartës të dashurisë së tij hyjnore.

Lutje Shpirtit Shenjt

Lutje Shpirtit Shenjt

Eja, o Shpirt Ngushëllues,

ti e sheh hutimin tonë,

jetën tonë të trazuar e njeh

ndër rrugët e vështira të historisë,

ku shpesh na pret veç rrëzimi.

 

Po Ti je aty e i mbështet

ata që vuajnë për drejtësi,

ata që luftojnë për paqe.

 

Mos lejo që arroganca

e interesat e të fortëve

të fitojnë mbi vuajtjen e të varfërve

e mbi poshtërimin e të ligshtëve!

 

Eja, o Shpirt Ngushëllues:

Ti e njeh etjen tonë për dashuri

e për ngrohtësi njerëzore,

nevojën për ngushëllim.

Ti e njeh trishtimin e ankthin

që zemrat na i pushton.

 

Ndihmoi, o Shpirt i Zotit, të vetmuarit.,

brerë nga dëshpërimi,

e zgjo ndër zemra dëshirën

për të ndarë së bashku gaz e lot.

E sill mes nesh, ti Shpirt i Zotit

vetëm vëllazërim e pajtim.

 

Eja, o Shpirt Ngushëllues,

Ti e di sa e madhe është lodhja

kur ecim në gjurmët e Jezusit,

e di se kemi frikë,

se na pëlqen kompromisi

e përtacia.

 

Ungjillin kujtona,

e mësona bukurinë e tij të kulluar,

forcën e tij, prej nga buron veç paqe,

e na jep gëzimin ta kemi pranë çdo ditë!

 

29 maj 2020, 07:25