Kërko

Vatican News
Benedikti XVI me shën Gjon Palin II - Java e Madhe 2004 Benedikti XVI me shën Gjon Palin II - Java e Madhe 2004 

Fjalët e Papës së nderit për mëshirën në shën Gjon Palin II

Benedikti XVI u ka dërguar një shkrim ipeshkvijve polakë për 100-vjetorin e lindjes së paraardhësit të tij.

Vatican News

“E gjithë jeta e Papës u përqendrua në synimin për ta pranuar subjektivisht si të vetën, qendrën objektive të fesë së krishterë – mësimin mbi shëlbimin – e për t’u dhënë mundësi të tjerëve ta pranojnë”. Kështu shkruan Benedikti XVI në një letër për 100-vjetorin e lindjes së shën Gjon Palit II, që kremtohet të hënën, më 18 maj. “Falë Krishtit të Ringjallur, mëshira e Zotit është për të gjithë”, kujton Papa i nderit, e “të gjithë duhet ta dinë se mëshira e Zotit, në fund të fundit, do të jetë më e fortë se dobësitë tona”.

         “Këtu – vëren më tej Ratzinger – duhet ta gjejmë unitetin e brendshëm të mesazhit të Gjon Palit II dhe të ndjeteve themelore të Papës Françesku: në kundërshtim me sa thuhet nganjëherë, Gjon Pali II nuk është rigorist i moralit. Duke dëshmuar rëndësinë thelbësore të Mëshirës Hyjnore, ai na jep mundësi t’i pranojmë kërkesat morale për njeriun, megjithëse nuk do të mundemi kurrë t’i plotësojmë krejtësisht. Përpjekjet tona morale bëhen në dritën e mëshirës së Hyjit, që na zbulohet si forcë, e cila e shëron dobësinë tonë shpirtërore”.

15 maj 2020, 11:35