Zoja e Fatimës Zoja e Fatimës 

Fatima - Shtatorja e Zojës së Bekuar, vepër e Gilberto Fernandes

Shtatorja, që nderohet në Kapelën e vogël të Dukjeve, zemër e Shenjtërores së Zojës së Bekuar të Fatimës, u dhurua nga Gilberto Fernandes dos Santos më 1920. Vepër e skulptorit Josè Ferreira Thedim, e gjatë 1,10 metra, skalitur në dru kedri brazilian, u bekua më 13 maj 1920 në Kishën famullitare të Fatimës.

R.SH. - Vatikan

Dy fjalë rreth shtatores së Zojës së Fatimës vepër e Gilberto Fernandes dos Santos, realizuar më 1920.

Shtatorja, që nderohet në Kapelën e vogël të Dukjeve, zemër e Shenjtërores së Zojës së Bekuar të Fatimës, u dhurua nga Gilberto Fernandes dos Santos më 1920. Vepër e skulptorit Josè Ferreira Thedim, e gjatë 1,10 metra, skalitur në dru kedri brazilian, u bekua më 13 maj 1920 në Kishën famullitare të Fatimës (4 kilometra larg Shenjtërores, vend ku u pagëzuan barinjtë e vegjël të Fatimës), u fronëzua në Kapelëzën e Dukjeve, më 13 qershor 1946 e u kurorëzua solemnisht nga Legati Papnor, kardinal Masela, më 13 maj 1946

Shtatorja e Zojës sё Bekuar kurorëzohet në kremtimet e mëdha me një kurorë të zbukuruar me 313 margaritarë e 2679 gurë të çmuar, që peshon 1200 gram. Kjo kurorë u ofrua nga gratë portugeze më 13 tetor 1942, për ta falënderuar Zojën, falë ndërmjetësimit të së cilës, Portugalia nuk hyri në Luftën II Botërore. Në këtë kurorë u ngërthye edhe plumbi, që plagosi Gjon Palin II në atentatin e 13 majit 1981, në Romë. Shenjë falënderimi, edhe kjo stoli kaq e pazakontë, sepse Zoja e Bekuar i shpëtoi jetën.

Më vonë Zoja e Fatimës do të niste shtegtimin nëpër botë, si lajmëtare e paqesShtatorja e parë e Zojës shtegtare të Fatimës, e realizuar sipas tregimit të Motër Luçisë, u ofrua nga Ipeshkvi i Leiries dhe u kurorëzua solemnisht nga Kryeipeshkvi i Evorës, më 13 maj 1947

Ishte përgjigje, që i jepej një famullitari të Berlinit, i cili në vitin 1945, pak kohë pas përfundimit të Luftës II Botërore, propozoi që Shtatorja e Zojës së Fatimës, të shtegtonte në të gjitha kryeqytetet dhe selitë ipeshkёvnore të Evropës, deri në kufi me Rusinë. Kështu Shtatorja iu soll rrotull botës, duke vizituar më se 64 vende, gjatë një gjysmë shekulli. Çonte kudo lajmin e madh të paqes e të dashurisë.

Për të përballuar kërkesat e shumta, u realizuan disa kopje të Shtatores së parë të Zojës shtegtare. E megjithatë, ka ende vende ku Zoja e Fatimës nuk ka shkelur. Në vendin që, në sa Papa shkel në trojet ku u duk Zoja, tronditet përsëri nga trazirat e realitetit bashkëkohor ndërkombëtar, i cili ka nevojë më shumë se kurrë, për një mrekulli, që të hyjë më në fund me mesazhin e paqes kudo në botë e edhe në atë Evropë, në rrugët e së cilës vijon të ecë Zoja e mrekullueshme e Fatimës, në pritje për të shkelur edhe në tokën, ku nuk u derdh pak gjak në emër të Birit të saj e Shpëtimtarit të njerëzimit, Jezu Krishtit Zot.

13 maj 2020, 09:18