Kërko

Papa Francesco e la Madonna della Grotta di Lourdes nei Giardini Vaticani Papa Francesco e la Madonna della Grotta di Lourdes nei Giardini Vaticani 

Covid-19: Papa e lutja e Rruzares, sё bashku me Shenjtëroret mariane tё botёs

Lutja e Rruzares udhëhequr nga Papa, nё transmetimi tё drejtpërdrejt nё mondovizion, nga Shpella e Zojёs Lurdё në Kopshtet e Vatikanit më 30 maj, pёr t’ia besuar Zotit mbarё njerёzimin nё kohёn e Covid-19.

R.SH. - Vatikan

“Tё bashkuar nё lutje pёr tё kёrkuar nё kohёn e pandemisё ndihmёn e Virgjёrёs Mari dhe pёr t’ia besuar Zotit mbarё njerёzimin. Pёr kёtё qёllim, tё shtunёn e ardhshme mё 30 maj 2020, nё orёn 17.30, Papa Françesku do tё kryesojё lutjen e Rruzarёs sё Shenjtё nga Shpella e Zojёs sё Lurdё, nё Kopshtet e Vatikanit”, kёshtu njofton Këshillit Papnor për Promovimin Ungjillëzimit tё Ri. 

"Është një moment lutjeje botërore për ata që kanë ndërmend të bashkohen me Papën Françesku natёn e solemnitetit tё dielёs sё Rrëshajëve”. Nisma e nxitur nga Këshilli Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri, do të përfshijë nё lutjen e Rruzares familje dhe burra e gra përfaqësues të sektorëve më të përfshirë dhe veçanërisht të prekur nga pandemia, të cilёve do t’u besohen pjesёt e lutjes sё Rruzares.

Kështu, nё lutjen e Rruzares sё udhequr nga Papa do tё jenё tё pranishёm mjekë e infermierë, pacientë tё shëruar e pacientë që kanë pësuar humbje e janё nё zi, një kapelan (meshtar) spitali  dhe motёr rregulltare infermiere, një farmacist e një gazetar, e së fundi  një vullnetar i Mbrojtjes civile me familjen e tij dhe akoma një familje që pa lindjen e një fëmije pikërisht në kohët më të vështira, për të shprehur shpresën qё nuk duhet të mungojë kurrё.

Nё lidhje tё drejtёpёrdrejt me lutjen e Rruzarёs, udhёhequr nga Papa, tё shtunёn më 30 maj, do tё jenё tё lidhura edhe Shenjtёroret mё tё mёdha mariane nga tё pesё kontinentet, nga Fatima, Loreto, në San Giovanni Rotondo, nga Lurdё në Guadalupe, për tё kërkuar  ndёrmejtёsimin e Virgjërës Mari pёr fundin e pandemisë,  nё pёrkim edhe me mbylljen e muajit maj kushtuar lutjes e nderimit tё Zojёs sё Bekuar.

Në një letër drejtuar rektorëve tё Shenjtёroreve të ndryshme mariane në botë, imzot Rino Fishichella, President i Këshillit Papnor për Promovimin Ungjillëzimit tё Ri, shpjegon se "për shkak të gjendjes së emergjencës sё krijuar nga pandemia Covid-19 që shkaktoi ndërprerjen e aktivitete normale të Shenjtёroreve mariane dhe ndërprerjen e shtegtimeve tё besimtarëve, Papa Françesku deshi të shpreh një gjest afërsie me secilin prej jush nëpërmjet lutjes së Rruzares Shenjte, më 30 maj nё ora 17: 30, përpara Shpellës së Zojёs sё Lurdё në Kopshtet e Vatikanit, qё do tё transmetohet drejtpërdrejt dhe në mondovizion".

Imzot Fisichella, prandaj, u kërkon rektorëve të Shenjtëroreve të mëdha mariane tё botёs qё “tё organizojnë momentin e lutjes  "në të njëjtën kohë me ngjarjen që do të zhvillohet nё Roma, nё pёrkim me respektimin e rregullave tё tanishme të shëndetësisë që janё nё fuqi e me orarёt e ndryshëm tё vendeve tё botёs ku gjenden Shenjtëroret" dhe i fton ta "përhapin këtë nisma në shtëpitë e të gjithë besimtarëve, nё mёnyrё qё tё bashkohen tё gjithё nё lutje me Atit të Shenjtë Françesku".

Rruzarja Shenjte është një libër që të gjithë mund ta lexojnë

Kujtojmё se Urata e lashtë e Rruzares Shenjte, na ndihmon të njihemi gjithnjë e më mirë e nga afër me jetën dhe veprën shpëtimprurëse të Jezu Krishtit. Urata e Rruzares Shenjte është pasqyrim i Ungjillit, na njeh me misteret e Krishtit. Pra, duke lutur uratën e Rruzares Shenjte ne përshkojmë së bashku me Zojën e Bekuar misteret e fesë së krishterë, misteret e Krishtit. Rruzarja mund të themi se është pasqyrim i Ungjillit. 

E vërtet, Rruzarja Shenjte, është një libër i mrekullueshëm që të gjithë mund ta lexojnë. Libër që ka vetëm 20 faqe; 20 mistere të fesë së krishterë shkruar nga autorë të pavdekshëm që janë Jezusi dhe Maria, të cilët tregojnë jetën e tyre në atë mënyrë që të gjithë e secili prej nesh të mund ti ri-jetojë, e të mund t’i imitojë në jetën e përditshme.

Rruzarja është një gjetje e madhe e Marisë për ta mbajtur njerëzimin afër vetes e të bashkuar në një familje të vetme në Krishtin Zot e Shpëtimtar. Vet personalisht, Virgjëra Mari u denjua të na mësojë e porositë këtë uratë të përshpirtshme të Rruzares ta lusim çdo ditë. Mos të harrojmë që mjeti dhe udha më e mirë e më e sigurt që na mundëson takimin e bashkimin tonë me Zotit, është pa dyshim, urata e Rruzares Shenjte.

Nuk mundë të meditojmë mbi Krishtin, pa e ndie në shpirt zërin e Atit Qiellor, sepse “askush nuk e njeh Birin përpos Atit (Mt 11, 27). Krishti kur i pyet apostujt mbi identitetin e tij, pas përgjigjes së Pjetrit thotë: “As mishi as gjaku nuk ta zbuluan këtë por Ati im që është në qiell”(Mt 16, 17). Pra, është e nevojshme shpallja prej së larti, ndërsa për të pranuar është i nevojshëm dëgjimi. Përmes përvojës së heshtjes dhe të lutjes arrihet pjekuria e nevojshme e dijes mbi këtë fshehtësi.

Në vazhdim të lutjes së Rruzares flitet mbi disa momente të rëndësishme nga jeta e Krishtit, edhe atë që nga fillimi i misionit të tij. Përpos që meditojmë mbi mishërimin dhe jetën fëmijërore të Krishtit, për çka flasin shenjat e gëzimit, apo mbi mundimet dhe vdekjen e tij, për çka flasin shenjat e mundimit e deri te Ringjallja triumfale, për çka flasin shenjat e lumturisë, Kisha dëshiron që të meditojmë edhe mbi disa momente nga jeta publike e Krishtit, për çka na flasin shenjat e dritës.
 
Shenjat e gëzimit

Cikli i parë është i karakterizuar me gëzimin për ngjarjen e Mishërimit të Birit të Zotit, Jezu Krishtit. Përshëndetja e Engjëllit Gabriel drejtuar Virgjrës Mari në Nazaret është përshëndetje që shpreh gëzimin mesianik: “Gëzohu o Mari”; në takimin e Marisë me Elizabetën prapë shprehet gëzimi: “Prej gëzimit i kërceu foshnja në kraharor (Lk 1, 44). Pastaj lindja e Jezusit e shpallur prej engjëjve si “gëzim i madh” (Lk 2, 10). Dy shenjat e fundit, paraqitja në tempull dhe gjetja e Krishtit 12-vjeçar në tempull, sa janë momente gëzimi aq janë edhe momente dramatike. Simoni plak profetizon se një shpatë do t`ia shporojë zemrën Zojës, ndërsa Krishti 12-vjeçar në tempull dëgjon, diskuton me dijetarët, në të vërtetë ai përgatitet që me dijeninë hyjnore të mësoj të tjerët.
 
Shenjat e dritës

Prej jetës fëmijërore të Krishtit në Nazaret arrijmë te jeta publike e tij, apo te shenjat që mundë të quhen “shenjat e dritës”. Ai është “Drita e botës” (Gjn 8, 12). Papa zgjedhë këtu momente interesante nga jeta e Krishtit dhe i`a paraqet bashkësisë së krishterë për meditim. Këto janë: 1. Pagëzimi në Jordan (Ati e shpall Jezu Krishtin “Biri im i dashur” (Mt 3, 17); 2. Dëftimi në dasmë në Kanë ( Me intervenimin e Marisë Krishti shndërron ujin në verë dhe të pranishmit aftësohen që të besojnë (Gjn 2, 1-12); 3. Shpallja e Mbretërisë së Hyjit dhe thirrja në kthim (Mk 1, 15), (bëhet fjalë për faljen e mëkateve për të gjithë ata që me fe e pranojnë Krishtin (Mk 2, 3-13; Lk 7, 47-48); 4. Shndërrimi i Krishtit ( Shenjë e dritës shndërrimi i Krishtit para apostujve në malin Tabor. Zoti i porositë apostujt që t`i mbesin besnik Krishtit edhe në momente të vështira (Lk 9, 35); dhe në fund, 5. Themelimi i Eukaristisë (shenjë drite dhe shprehje sakramentale e misterit të pashkëve, sepse, përmes Eukaristisë, Krishti na shndritë duke na ushqyer me Korpin dhe Gjakun e vet. Kështu Ai “deri në fund” e shpreh dashurinë e tij ndaj nesh (Gjn 13, 1).
 
Shenjat e mundimit

Në botën e krishterë gjithmonë janë të pranishme vepra të mëshirshme, përkushti të ndryshme që vijnë në shprehje sidomos gjatë kohës së Kreshmëve, sidomos përmes Udhës së Kryqes, gjatë së cilës meditojmë mbi shenjat e mundimit. Krishti në kopsht të Gjetsemanit ndodhet para gjitha tundimeve dhe mëkateve të njerëzimit për t`i thënë Atit: “U bëftë jo vullnesa ime, por vullnesa jote” (Lk 22, 42). U dorëzohet njerëzve, të cilat e rrahin dhe e mundojnë. Ngjitja e tij në Kalvar me kurorë ferrash në krye, kryqëzimi dhe vdekja e tij në Kryq bëjnë që për Krishtin të thuhet: Ecce homo - Ja njeriu! Kush don ta njohë njeriun, duhet ta ketë të çartë se ai na ka dashur, edhe atë mu deri në Kryq (Fil 2, 8).
 
Shenjat e lumturisë


Meditimi mbi Krishtin nuk guxon të ndalet te fakti se Ai është kryqëzuar, për arsye se edhe më me rëndësi është se Ai është Ringjallur. Përmes meditimit mbi Ringjalljen e tij më mirë e zbulojmë arsyen e fesë sonë. “Sikur Krishti të mos ishte ngjallur i kotë është predikimi ynë - i kotë besimi juaj” shkruan shën Pali ( 1 Kor 15, 14). Në qendrën e këtyre shenjave, pas Ringjalljes dhe Ngritjes në qiell është ardhja e Shpirtit Shenjt Ditën e Rrëshajëve. Apostujt e bashkuar dhe me ta Maria, me fuqinë e Shpirtit të Zotit janë të gatshëm për misionin e ungjillëzimit. Shenja e katërt dhe e pestë, Ngritja e Zojës në qiell dhe kurorëzimi i saj Mbretëreshë e Engjëjve dhe e Shenjtërve, janë si elemente të cilat na bëjnë të kuptojmë se si pjesëtarë të Popullit të Zotit, jemi shtegtarë në histori dhe presim bashkimin në lavdi me Atin qiellor.

“Lutja e vogël” nga urata historike e të Lumit Bartolo Longo: “Virgjër e Rruzares Shenjte, Nënë e Shëlbuesit, grua e tokës sonë e lartuar mbi qiejt e lartë, shërbëtore e përvuajtur e Zotit, ne ngarendim kah ti e, me besimin e bijve, sytë tanë ngulen mbi fytyrën tënde ëmbëlsiplote.

26 maj 2020, 12:53