Kërko

 Kardinali Peter Turkson Kardinali Peter Turkson 

Coronavirus, ja si po punon Komisioni vatikanas anti-Covid 19

Paraqitet puna e Komisionit, përfshirë brenda Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor

R. SH. - Vatikan

Një muaj pas fillimit të veprimtarisë së Komisionit Vatikanas kundër-Covid 19, paraqitet zyrtarisht grupi drejtues. Puna e Komisionit, të përbërë  nga pesë nënkomisione ndërdikasteriale, që përfshijnë Caritas Internationalis, por edhe Akademitë Papnore për Jetën e për Shkencat, lidhur me kërkimet në fushën shoqërore dhe ekonomike; Dikasterin për Komunikimet vatikanase, për informacionin; Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit dhe “ministrinë e saj të jashtme” (Seksioni II) për koordinim diplomatik ndërkombëtar, do të zgjasë një vit.

Covid 19 - nënvizon kardinali Peter Turkson, prefekt i Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, nisi si çështje shëndetësore, por më pas  preku rëndë ekonominë, punësimin, stilet e jetës, sigurimin ushqimor, rolin parësor të inteligjecës artificiale dhe sigurimin e internetit, politikën, qeverisjen, veprimtarinë e Kishës, me një fjalë, të gjitha fushat e jetës.

Lindi, kështu nevoja për një përpjekje të gjithanshme e, prej këndej, Papa Françesku i kërkoi dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor të punojë mbi këtë  temë. Kardinali Turkson, që u dërgua nga Papa edhe në Afrikë, gjatë krizës  së ebolës, duke folur për veprimtarinë e Komisionit mbi Covid-19, krijuar në Vatikan më 15 prill, me nismën e Papës, thekson:   

“Kjo krizë është, për ne e për të gjithë popujt, një mundësi, që nuk duhet humbur për të përfytyruar e edhe për të ndërtuar një botë më të mirë”.

16 maj 2020, 14:19