Kërko

Bazilika e Zojës së Madhe Bazilika e Zojës së Madhe 

Bazilikat papnore riorganizohen për Fazën 2 të pandemisë

Masat më të përshtatshme për rifillimin e kremtimeve liturgjike në siguri: kjo, tema për të cilën folën përfaqësuesit e Bazilikave papnore, siç njofton Salla e Shtypit e Vatikanit. U vlerësua përdorimi i termoskanerit.

R.SH. - Vatikan

Edhe tempujt e mëdhenj romakë të krishterimit, bazilikat papnore, po studiojnë mënyrat për të rifilluar veprimtarinë liturgjike, pas periudhës së mbylljes, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Përfaqësuesit e tyre, njofton drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, u mblodhën dje në një takim “të organizuar nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit, për të diskutuar mbi aspektet e reja të fazës së dytë të emergjencës epidemiologjike të Covid-19, në funksion të rifillimit të kremtimeve liturgjike me popull”.

Gjatë takimit, shtoi Bruni, “u vu në pah nevoja e përbashkët për miratimin e masave më të përshtatshme, që garantojnë sigurinë e besimtarëve dhe mundësinë e matjes së temperaturës me anë të një termoskaneri, të paktën në rastin e kremtimeve festive”.

15 maj 2020, 10:04