Kërko

2020.02.19  Archivio Apostolico Vaticano - Sala degli inventari 2020.02.19 Archivio Apostolico Vaticano - Sala degli inventari 

Arkivi dhe biblioteka e Vatikanit rihapen mё 1 qershor

Që nga 1 qershori, pas ndërprerjes së shkaktuar nga emergjenca shëndetësore e covid-19, Arkivi dhe biblioteka e Vatikanit do tё rihapen pёr studiuesit.

R.SH. - Vatikan

Arkivi e Biblioteka e Vatikanit do të rihapen nga 1 qershori ardhshëm. Studiuesit do të kenë, kështu mundësinë për të kthyer e hulumtuar dhe studiuar dokumentet e dorëshkrimet e çmueshëm të fushave tv ndryshme.

Hyrja e studiuesve do të jetë e mundur vetëm pas rezervimit paraprak përmes internetit dhe në përkim me masat e rregulloret shëndetësore kundër infektimit covid-19. Askush nga ne nuk e parashikonte se këto struktura - thekson kardinali Jose Tolentino De Mendonca, Arkivist e Bibliotekar i Selisë së Shenjtë në një artikull të botuar në të përditshmen e Vatikanit L'Osservatore Romano, me rëndësi historike dhe ndikim të madh publik, do të mbylleshin papritmas nga një krizë e pashembullt si ajo e pandemisë koronavirusit.

Emergjenca shëndetësore na detyroi së pari të mbyllim për studiuesit si Bibliotekën Apostolike, ashtu edhe Arkivin e tani - shton  kardinali Jose Tolentino De Mendonca - na detyron të bëjmë një rihapje graduale e të kufizuar, siç kërkohet nga praktika e mirë për të rifilluar veprimtarinë në siguri për të gjithë. Siç e dimë të gjithë, sido qё tё jetё, çdo krizë mund të jetë edhe një mundësi e kjo vlen në mënyrë të veçantë për një realitet siç është ky i yni, që është ngulitur në vetëdijen historike të kishës me aspiratën për ta bërë të mirën publike për mbarë njerëzimin".

Biblioteka Apostolike është ‘shtëpi e shkencës, e kulturës dhe e humanizmit’. Arkivi Sekret është një peshtaf për kërkime erudite në fushën e historisë së lashtë e bashkëkohore, i hapur pa pengesa për studiuesit, por larg polemikave shterpe, të nxitura nga lexime të njëanshme të historisë. Kështu mund sintezojmё punën dhe shërbimin e veçantë që dy institucionet i bëjnë prej shekujsh Kishës, Papës, studiuesve e botës së kulturës në përgjithësi.

28 maj 2020, 18:15