2020.04.20   dott. Timothy James Janz (a destra), vice prefetto della Biblioteca Apostolica Vaticana 2020.04.20 dott. Timothy James Janz (a destra), vice prefetto della Biblioteca Apostolica Vaticana 

Timothy James Janz është emёruar nga Papa zëvendës prefekt i ri i Bibliotekës së Vatikanit

Timothy James Janz, Scriptor graecus dhe drejtor i Departamentit të librave tё shtypur të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, është zëvendës prefekt i ri. Emёrimi i Papës u bё i njohur sot.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku ka emëruar Timothy James Janz zëvendës-prefekt  tё ri tё Bibliotekës Apostolike të Vatikanit. Timothy James Janz ka lindur në Basel në 1 prill 1966, ka ndjekur studimet klasike në universitetin e Lavalit, Québec, Kanada, ёshtё diplomuar në letërsinë klasike greke në universitetin Sorbona në Paris dhe doktoraturën në studimet klasike në universitetin e Oksfordit.

Ka hyr si ndihmës asistent nё Bibliotekën Apostolike të Vatikanit (BAV), ka botuar disa artikuj, monografi, kontribute dhe recensione si mbi përkthimin grek të Biblës, të quajtur Septaguinta ose i Shtatëdhjetëve, mbi tekstet klasike greke, si edhe mbi katalogun e dorëshkrimeve greke të Bav. Përveç kësaj, ka bashkëpunuar në disa projekte të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, duke arritur gradualisht pozitat e përgjegjësisë, deri sa më 2011 u emërua Scriptor graecus dhe më 2016drejtori i Departamentit të librave tё shtypur. Përveç kësaj është gjithashtu anëtar i kёshillit të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit (Bav).

Siç dihet Biblioteka Apostolike e Vatikanit ёshtё e hapur për hulumtues, profesorë e studiues të mbarë botës, duke vënë në dispozicion të tyre një thesar prej afër 150 mijë vëllimesh me dorëshkrime, një milion libra të shtypur, prej të cilëve 8.400 inkunabula (libra të shtypur para vitit 1500), e qindra mijëra mes monedhash, medaljesh, stampash e gravurash.

Kujtojmë se në Bibliotekën e Vatikanit ruhet edhe kopja e vetme e “Mesharit” të dom Gjon Buzukut, libri i parë në gjuhën shqipe botuar më 1555, që është vepër e rëndësishme në aspektin kishtar e kombëtar për historinë shqipe. E po në këtë bibliotekë të Selisë së Shenjtë ruhen edhe dorëshkrime e dokumente tjera të shumta e të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar në të gjitha aspektet. 

Fjalët që Papa Nikolò V pati përdorur, në gjysmën e 1400-tës, duke folur për Bibliotekën që ishte duke themeluar, ishin ato të ndërtimit të këtij instituti të ri për atë që ai e quajti “dobi e përbashkët e njerëzve të shkencës”. Ka qenë vërtet një risi shumë e rëndësishme, sepse kjo tregonte se në një farë mënyre bëhet fjalë për një bibliotekë publike, e jo vetëm të rezervuar personalin e Kuries Romake. Në realitet ky mision - dobia e përbashkët e njerëzve - është mision që akoma sot Biblioteka Apostolike e Vatikanit përpiqet ta kryejë. Pra, mund të themi që edhe natyra e shërbimit, edhe vet atmosfera humaniste e universale që karakterizon zhvillimin e shërbimin në Bibliotekën e Vatikanit, bëjnë që kjo të mos ketë vetëm rolin e ruajtjes së librave e të dorëshkrimeve, por që të jetë edhe vend i rëndësishëm takimi mes studiuesve e ekspertëve. 

20 prill 2020, 21:34