Kërko

 Vatikan, Fas (Fondi i Ndihmës Shëndetësore ) Vatikan, Fas (Fondi i Ndihmës Shëndetësore ) 

Rast i ri i Covid-19 në Vatikan

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë jep njoftimin për një infektim të ri të një punonjësi vatikanas, tani në karantinë parandaluese.

R. SH. - Vatikan

Salla vatikanase e Shtypit jep njoftimin për një rast të ri të coronavirusit  ndërmjet punonjësve të Selisë së Shenjtë. Drejtori i Sallës së Shtypit, Matteo Bruni, deklaroi se ditët e kaluara u identifikua një punonjës tjetër  pozitiv me Coronavirus. Punonjësi, që i ndjeu shenjat e para të sëmundjes që në muajin mars - saktësohet - “u izolua menjëherë, duke vijuar punën  nga shtëpia”.

Nga çasti kur punonjësi në fjalë - vijon Bruni - nuk paraqet simptoma të sëmundjes, “është në karantinë, ndërsa u morën të gjitha masat e nevojshme shëndetësore për vendet e punës si dhe u kontrolluan kolegët, me rezultat negativ”.  

29 prill 2020, 08:14