Kërko

 Papa Francesco incontra il Sostituto per gli Affari Generali della Segreteria di Stato Papa Francesco incontra il Sostituto per gli Affari Generali della Segreteria di Stato 

Papa: pezullon veprimtarinë gjyqësore në Vatikan deri në 4 maj

Shtyhet deri më 4 maj pezullimi i veprimtarisë gjyqësore në Vatikan. Kёshtu ka vendosur Papa "duke zgjatur mandatin dhe efektet ligjore" të “Rescriptum-it” të mëparshëm të 18 marsit, që përmban "masat e jashtëzakonshme e urgjente për të kundërshtuar emergjencën epidemiologjike nga Kovidi-19 e për t’i kufizuar efektet negative".

R.SH. - Vatikan

Shtyhet deri më 4 maj pezullimi i veprimtarisë gjyqësore në Vatikan. Papa Françesku, gjatë audiencës me imzot Edgar Peña Parra, zëvendës për Çështjet e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit tё Selisё sё Shenjtё, më 31 marsin e kaluar, ka vendosur "për të zgjatur mandatin dhe efektet ligjore" të “Rescriptum” të mëparshëm të 18 marsit, i cili përmban "masat e jashtëzakonshme e urgjente për të kundërshtuar emergjencën epidemiologjike nga Kovidi-19 dhe për t’i kufizuar efektet negative në zhvillimin e veprimtarisë gjyqësore".

Ati i Shenjtë - bën tё ditur Sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin – "ka urdhëruar që ky ligj të shpallet përmes botimit në të përditshmen e Vatikanit l’Osservatore Romano, duke hyrë menjëherë në fuqi, e këndej të botohet në organin zyrtar të  ‘Akteve të Selisë Apostolike’ (‘Acta Apostolicae Sedis’)”.

02 prill 2020, 17:29