the-widow-mite.jpg

Papa e shtyn mbledhjen e lëmoshëve për Obolin e Shën Pjetrit, më 4 tetor

R.SH. - Vatikan

Në këto kohë koronavirusi, shtyhet edhe mbledhja e lëmoshëve për Obolin e Shën Pjetrit, me të cilin Papa ndihmon personalisht të varfërit. “Duke marrë parasysh gjendjen aktuale të emergjencës shëndetësore, Ati i Shenjtë – shpjegon zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni – vendosi që, për këtë vit, mbledhja e lëmoshëve për Obolin e Shën Pjetrit, e cila tradicionalisht bëhet rreth solemnitetit të Shën Pjetrit e të Shën Palit, më 29 qershor, të zhvendoset në gjithë botën, në të dielën XXVII të kohës së zakonshme liturgjike, më 4 tetor, ditë kushtuar shën Françeskut të Asizit”.

29 prill 2020, 15:51