Kërko

Vatican News
 Sheshi i Shën Pjetrit më 1 prill 2020 Sheshi i Shën Pjetrit më 1 prill 2020 

Në Vatikan shtyhen deri më 3 maj masat kundër Covid 19

Në Vatikan masat kundër Covid 19 shtyhen për njëzet ditë të tjera, njëherësh me rregullat, që lidhen me kufizimin e pandemisë

R. SH. - Vatikan

Masat e marra nga Selia e Shenjtë, në përkim me masat paraprake të qeverisë italiane për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Coronavirusit, shtyhen deri më 3 maj. Lajmi u njoftua dje nga Selia e Shenjtë.

Veprimtaritë e enteve vatikanase do të vijojnë, por me prani të kufizuar në kulm e duke nxitur, brenda mundësive, punën nga larg, “në mënyrë që të pakësohen zhvendosjet e punonjësve e, njëkohësisht, të garantohet  ushtrimi i shërbimit papnor”.

Mbetet siç ishte në reskriptin e 2 prillit, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, ndërprerja e veprimtarisë gjyqësore në Shtetin e Qytetit të Vatikanit deri më 4 maj. Fillimisht qe parashikuar deri më 3 prill.

15 prill 2020, 09:34