Atë  Stefanizzi me Gjonin XXIIII Atë Stefanizzi me Gjonin XXIIII 

Ndërroi jetë, në Romë, atë Antonio Stefanizzi, ish-drejtor i Radio Vatikanit

Ndërroi jetë atë Antonio Stefanizzi. Ati jezuit ishte drejtor i Radio Vatikanit nga viti 1953, deri në vitin 1967.

R. SH. - Vatikan

Atë  Antonio Stefanizzi, drejtor i Radio Vatikanit nga viti 1953, deri në vitin 1967, shtatorin e ardhshëm do të mbushte 102 vjet, 87 prej të cilave i jetoi në Shoqërinë e Jezusit. Moshë jo e zakonshme. Udhë tejet e gjatë, e ngarkuar me punë, në shërbim të Zotit e të Kishës së Tij.

I lindur më 18 shtator 1917 në Matino (Lecce), në një familje të shumënumërt, u pranua në Noviciatin e Provincës Napoletane të Shoqërisë së Jezusit, në Villa Melecrinis të Vomeros (Napoli). Edhe i vëllai, dy vjet më i vogël, do të ndiqte të njëjtën rrugë katër vjet më pas, duke u bërë misionar i përmendur në Sri Lanka, ku jetoi 58 vjet mes bujqve vendas, që e patën quajtur “Atë Gandhi” e ku vdiq më 3 shkurt 2010.

Jetë e gjatë, e jashtëzakonshme

Jetë e gjatë, e jashtëzakosnhsme, ajo e Atë Stefanizzi-t që, pasi  kreu Seminarin Papnor Piu XI, në Reggio Calabria, vijoi studimet në New York, pranë Fordham University të Jezuitëve. Sapo u rikthye në Itali, nisi të jepte mësim në lëndët shkencore pranë Universitetit Papnor Gregorian.

Pastaj, 35 vjet me radhë, drejtor i Radio Vatikanit. Ishte data 29 mars 1953, kur u emërua, duke zënë vendin e atë Filipo Soccorsit që, më 1934, pasonte në detyrë atë Gianfranceschi-n, themelues i Radios, së bashku me Guglielmo Marconin dhe drejtor i parë i saj,  që nga viti 1931.

Dëshmitar ndryshimesh epokale

Shkencëtar siç ishte, kujdesi i parë i atë Atë Antonio Stefanizzit qe  ndërtimi i Qendrës së re Transmetuese të Santa Maria di Galeria, duke vënë në jetë dëshirën e Piut XII. Kryesoi Drejtorinë teknike, duke punuar edhe si këshilltar teknik pranë Komisionit të Komunikimeve Shoqërore. Jetoi kohë ndryshimesh epokale: kohën e transmetimeve satelitare, të transmetimeve vatikanase në mondovizion e të themelimit të Qendrës Televizive Vatikanase, duke merituar falënderimet e veçanta nga ana e Gjon Palit II. Vijoi të kryente detyra nga më të ndryshmet në gjirin e Kishës. Deri në fund të jetës së tij të gjatë kur, më 2010, u lirua nga shërbimet e ndryshme, që vijonte t’i kryente, sepse tepër impenjative për moshën e tij. Po ai nuk u u ankua kurrë për vitet, që i rëndonin mbi shpinë: derisa mbylli sytë, vijoi t’i shërbente Zotit, Kishës e Shoqërisë së Jezuitëve.

05 prill 2020, 12:25