Kërko

Vatican News
Fondi i Asistencës Shëndetësore në Vatikan Fondi i Asistencës Shëndetësore në Vatikan 

Covid-19, rasti i nëntë në Vatikan

Personi, që ka rezultuar pozitiv, është shtruar në spital. Janë kryer kontrollet dhe higjienizimi.

R.SH. - Vatikan

Mbërrijnë në nëntë, rastet me koronavirus, regjistruar si brenda mureve të Vatikanit, ashtu edhe ndërmjet punonjësve të Selisë së Shenjtë. Njoftimin e dha drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Matteo Bruni.

“Personi – saktëson Bruni – është shtruar në spital, nën vëzhgim. Gjithashtu, janë kryer të gjitha higjienizimet dhe verifikimet e duhura për ata, që kanë pasur kontakte me të sëmurin, në ditën e vetme, gjatë së cilës ka qenë i pranishëm në vendin e punës, dy javë para kontrollit”. Analizat e bëra për kolegët e punës, kanë rezultuar negative, pra, ata nuk e kanë marrë sëmundjen Covid-19, përfundon drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.  

20 prill 2020, 19:36