Kërko

 Masa konkrete kundër Covid 19 Masa konkrete kundër Covid 19 

Selia e Shenjtë: qetësi e guxim, përballë emergjencës së coronavirus

Në një mesazh, Dikasteri për laikët, familjen e jetën u shpreh afërsinë e Kishës gjithë të prekurve nga Covid-19 si dhe atyre, që ndjehen të kërcënuar nga kjo sëmundje infektive. Falënderon edhe mjekët, infermierët, shkencëtarët e të gjithë ata që, në mënyra të ndryshme, po japin ndihmesën në këtë situatë, për bujarinë dhe impenjimin e tyre.

R. SH. - Vatikan

“Jeta e njeriut ka vlerë të pallogaritshme para syve të Zotit. Nëse në disa rrethana, diçka e rrezikon shëndetin e edhe vetë jetën e shumë njerëzve,  e ndoshta edhe tonën, nuk duhet të ndjehemi vetëm para këtij armiku”. Ky, mesazhi i Dikasterit për laikët, familjen e jetën, botuar posaçërisht në rrethanat e përhapjes së epidemisë Covid-19, që njihet më mirë me emrin coronavirus.

“Si dikaster i caktuar nga Ati i Shenjtë për kujdesin baritor ndaj laikëve, familjes e jetës, dëshirojmë t’u shprehim, në këtë çast të vështirë, njerëzve të prekur nga sëmundja, afërsinë e lutjen tonë” - lexohet në mesazhin, përmes të cilit falënderohen ata, që po i shkrijnë të gjitha energjitë dhe talentet intelektuale të dhuruara nga Zoti, për t’i bërë ballë sëmundjes, me urimin që të marrë fund sa më shpejt. Në përfundim, ftesa :

“Secili është i thirrur të  japë ndihmesën e vet, por pa harruar kurrë se nuk është i vetëm. Kemi - pohohet në tekst - ndihmën dhe mbrojtjen e Zotit, që na ruan në çdo situatë me dashurinë e Atit. Pa harruar se edhe Kisha  dëshiron të jetë pranë  gjithë të sëmurëve nga Covid 19”.                            

07 mars 2020, 13:59