Kërko

Selia e Shenjtë e uli flamurin e saj, për të shprehur afërsinë me viktimat e pandemisë në Itali e në botë Selia e Shenjtë e uli flamurin e saj, për të shprehur afërsinë me viktimat e pandemisë në Itali e në botë 

Selia e Shenjtë në zi për Italinë e për botën

Vatikani merr pjesë në nismën e kryebashkiakëve italianë, që sot, e kanë ngritur flamurin gjysmë-shtizë, për të kujtuar viktimat e Covid-19. Solidariteti i Selisë së Shenjtë shtrihet mbi gjithë planetin, ku tashmë, numërohen më se 700 mijë raste me koronavirus dhe 38 mijë viktima.

R.SH. - Vatikan

Mesditë zie e flamur në gjysmë-shtizë. Komunat italiane i kujtuan kështu, sot, më 31 mars, viktimat e koronavirusit dhe “nderuan sakrificat e impenjimin e punonjësve të shëndetësisë”. Gjest, me të cilin u bashkua edhe Selia e Shenjtë, e cila e uli flamurin e saj, për të shprehur “afërsinë me viktimat e pandemisë në Itali e në botë, me familjet e tyre e me të gjithë ata, që luftojnë për t’i dhënë fund asaj”, siç lexohet në komunikatën e Sallës vatikanase të Shtypit.

         Nisma u organizua nga Shoqata e Komunave Italiane (ANCI), “për t’i përqafuar idealisht të gjithë”, si shenjë “e mbështetjes për njëri-tjetrin, ashtu siç dimë të bëjmë ne kryebashkiakët”, deklaroi kryetari i bashkisë së Barit, Antonio Decaro, president i Anci-t. Kjo “shkëndijë” u ndez nga kryetari i Provincës së Bergamos, Gianfranco Gafforelli, në territorin e tij, por Decaro vendosi ta shtrijë në gjithë Italinë. 

31 mars 2020, 11:41