Kërko

 Santa Messa di Pasqua, 2019.04.21 Santa Messa di Pasqua, 2019.04.21 

Prefektura e Shtëpisë Papnore: Kremtimi Treditëshit të Pashkëve pa shtegtarë

Ritet e Javës së Shenjtë të Pashkëve 2020 do të bëhen pa praninë e shumë njerëzve që tradicionalisht kërkojnë të marrin pjesë në kremtime. Po studiohen metoda në përputhje me rregullat kundër infektimit. Kremtimet e riteve të Javës së Madhe të Pashkëve mund të ndiqen drejtpërsëdrejti në Vatican News dhe në mondovision sipas kanaleve të zakonshme të transmetimit. Ndërkohë vazhdon çdo mëngjes transmetimi i drejtpërdrejtë ditor i Meshës së Papës nga Shën Marta.

R.SH. - Vatikan

Prefektura e Shtëpisë Papnore ka komunikuar, në faqen e saj të internatit, se "për shkak të emergjencës së tanishme ndërkombëtare shëndetësore, të gjitha Kremtimet Liturgjike të Javës së Shenjtë të Pashkëve do të bëhen pa praninë" e shumë shtegtarëve e të besimtarëve që tradicionalisht kërkojnë të marrin pjesë numerikisht në ritet fetare. Përveç kësaj, deri më 12 prill, audiencat e përgjithshëm të Papës dhe lutja e Engjëllit Tënzot "do të jenë në dispozicion, drejtpërdrejt në streaming, në faqen zyrtare të Vatican News" dhe nëpërmjet kanaleve të zakonshme të përhapjes së imazheve në mondovision.

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Mateo Bruni, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi modalitetet e kremtimeve, tha gjithashtu se: "lidhur me kremtimet liturgjike të Javës së Shenjtë të Pashkëve, mund të saktësoj se janë konfirmuar të gjitha kremtimet. Duke iu referuar gjendjes aktuale, janë duke u shqyrtuar e konsideruar modalitete të ndryshme zbatimi dhe pjesëmarrjeje në përputhje me masat e sigurisë, për të shmangur e për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Këto modalitete do të komunikohen sapo të përcaktohen, në përputhje me zhvillimin dhe ecurinë e gjendjes epidemiologjike”.

"Çfarëdo metode që të parashikohet, kremtimet liturgjike të Javës së Madhe e të Shenjtë të Pashkëve”, shtoi  zëdhënësi i Vatikanit - Matteo Bruni - do të transmetohen drejtpërsëdrejti në radio e televizion, gjithashtu do të transmetohen në mondovision, anembanë botës, dhe në straeming në faqen e internetit Vatican News, e imazhet do të shpërndahen nga Vatican Media për të gjitha mediat e botës që bëjnë kërkesën".

Të shtunën paradite, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë bëri të ditur se "përballë situatës që është krijuar nga koronavirusi", Papa Françesku ka vendosur që Mesha e Shenjtë që kremton në kapelën e Shën Martës, çdo mëngjes, në ora 7:00, në Vatikan, do të vazhdojë të transmetohet drejtpërsëdrejti gjatë tërë javës.

16 mars 2020, 11:16