Giovedi Santo  Giovedi Santo  

Për Pashkë nuk ka larje këmbësh dhe as procesione

Data e Pashkёve nuk ndryshon. Dekreti i kardinalit Sarah në kohën e Kovidit-19'. Dekreti "Në kohën e Kovid-19" lëshuar nga kardinali Sarah, Prefekti i Kongregatës sё Selisë sё Shenjtë pёr Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, me udhёzimet e pёrgjithshme rreth kremtimeve tё Meshёve e tё riteve liturgjike tё Javёs sё Madhe e tё Shenjtё Pashkёve 2020

R.SH. - Vatikan

Koronavirusi ndryshon edhe ritet e Javës së Shenjtë të Pashkëve. Kremtimet me pjesëmarrjen e besimtarëve janë pezulluar anembanë Italisë që më 8 mars, e edhe nё Shqipёri, Kosovё e nё vende tjera tё botёs.

Data e Pashkëve të ardhshme, 12 prill, mbetet e pandryshueshme, pavarësisht kremtimit tё liturgjive "pa popull" për arsye tё emergjencës sё Koronavirusit, shumё kush do tё kishte supozuar,  ndoshta edhe uruar, qё kremtimet e Javёs sё Madhe e tё Shenjtё Pashkёve tё mund të shtyheshin pёr mё vonё.

"Në kohën e vështirë qё po jetojmë për shkak të pandemisë Kovid-19, duke konsideruar rastin e pengesës sё kremtimit tё liturgjisё komunitare në Kishë sipas udhëzimeve të Ipeshkvijve për territoret e kompetencës së tyre, kanë mbërri pranё kёsaj Kongregate çështje e kërkesa nga mbarë bota në lidhje me kremtimet e ardhshme të festës së Pashkëve"

Janë "udhëzimet e përgjithshëm" dhe "sugjerimet" që përmbahen në Dekretin në kohën e Kovid-19 tё datёs sё 19 marsit të kaluar, dërguar Konferencat episkopale nga Kongregata e Vatikanit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve e përhapur nga kardinali Robert Sarah, në emër të Papës Françesku.

"Mesha e Bagmit apo e Krizmës", ajo me komunitetin meshtarak që zakonisht kremtohet të Enjten e Shenjtë a të Enjten e Madhe të Pashkëve paradite, mund të shtyhet. Në Meshën e "in coena Domini" – “ Darkës së mbrame të Jezusit me apostuj” larja e këmbëve të "lihet” apo të “hiqet", ndërsa procesionet dhe "shprehjet e tjera të devotshmërisë popullore "të Javës së Shenjtë e tё Treditëshit të Pashkëve, si Udha e Kryqit, sipas vlerёsimit e vendimit tё ipeshkvit dioqezan, mund të shtyhen pёr "në ditë të tjera mё të përshtatshme, për shembull më 14 e 15 shtator".

Këto e të dhёna tjera përmban dekreti "Në kohën e Kovid-19" lëshuar nga kardinali Robert Sarah, Prefekti i Kongregatës sё Selisë sё Shenjtë pёr Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, me udhёzime tё pёrgjithshme rreth kremtimeve tё Meshёve dhe tё riteve liturgjike tё Javёs sё Madhe e tё Shenjtё Pashkёve 2020.

Lidhur me këtë, ofrohet udhëzime tё përgjithshme dhe disa sugjerime pёr ipeshkvijtë", lexohet nё dekretin e shpallur nga vetë kardinali Sarah nё faqen e tij tё Twitter-it.

Lidhur me datën e Pashkëve, vihet në dukje se, ёshtё "zemra e vitit liturgjik, Pashkët nuk janë një festë si të tjerët: kremtuar gjatë tre ditëve, Treditëshi e Pashkëve, i paraprirë nga Kreshmët e kurorëzuar nga Rrёshajёt, nuk mund të transferohet".

Dekreti i Kongregatës sё Selisë sё Shenjtë pёr Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve "Në kohën e Kovid-19" përmbahen udhёzimet pёr kremtimin e Meshёve dhe tё riteve liturgjike tё Javёs sё Madhe e posaçёrisht tё Treditёshit tё Shenjtё tё Pashkёve, nga e Enjtja e Madhe e deri te Nata e Shenjtё e Kremtimit tё Pashkёve tё Jezu Krishtit.

21 mars 2020, 18:55