Kërko

 Piazza San Pietro - Celebrazione della Domenica delle Palme e della Passione del Signore,  2018.03.25 Piazza San Pietro - Celebrazione della Domenica delle Palme e della Passione del Signore, 2018.03.25  

Papa do të kremtojë ritet e Javës së Shenjtë të Pashkëve në Bazilikën e Vatikanit

Mjeshtri i ceremonive papnore, monsinjor Guido Marini, komunikon ndryshimet e riteve që kryesohen nga Papa Françesku nga e Diela e Larit deri te e Diela e Pashkëve, të gjitha janë parashikuar të kremtohet nga Altari i Katedrës në Bazilikën e Shën Pjetrit. Udha e Kryqit kremtohet në tremen e Bazilikës. Të gjitha takimet do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalet YouTube e Facebook të Vatican Media.

R.SH. - Vatikan

Koronavisuri kushtëzon angazhimet e të gjithëve në një mënyrë të pashmangshme e të heshtur, nga protokollet e krerëve të Shteteve deri te punët e shtëpisë. Nuk përjashtohet as agjenda e Papës e cila duhet t'i përshtatet kufizimeve të imponuara nga Koronavirusi edhe në rastin e riteve të traditës më të vjetër si ato të Javës së Shenjtë e të Madhe të festës së Pashkëve.

Përgjegjësi i zyrës së ceremonive papnore, monsinjor Guido Marini, njofton se: "Në saje të gjendjes së jashtëzakonshme që u krijua, për shkak të përhapjes së pandemisë nga KOVID-19, e duke konsideruar masat që janë dhënë nga Kongregata për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, me Dekretin e 25 marsit 2020, është bërë i nevojshëm – lexohet në një njoftim – një përditësim në lidhje me Kremtimet e ardhshme Liturgjike që kryeson Ati i Shenjtë Françesku: si lidhur me kalendarin, ashtu edhe lidhur me modalitetet e pjesëmarrjes". Të gjitha takimet e kremtimet do të jenë në transmetim të drejtpërdrejt në faqen tonë Home page (kliko këtu), në faqen tonë të Facebook ( hyni këtu), dhe në transmetim të drejtpërdrejt në kanalin tonë youtube (kliko këtu).

Në thelb, shpjegon deklarata zyrës së ceremonive papnore, Papa Françesku "do t’i kremtojë Ritet e Javës së Shenjtë të Pashkëve në Altarin e Katedrës, në Bazilikën e Shën Pjetrit" në Vatikan, duke filluar nga Diela e Larit e deri të Dielën e Pashkëve, caktuar për në orën 11.00 të dielën 5 prill. Sa i përket Treditëshit të Pashkëve, Mesha e Darkës së Mbrame (In Coena Domini) të Enjten e Shenjtë do të fillojë në ora 18.00 dhe po në të njëjtën kohë të Premten e Shenjtë të Pashkëve Papa Françesku do të kryesojë kremtimin e Mundimeve të Jezu Krishtit. Të Premten e Shenjtë në mbrëmje, natyrisht ndryshon skenari klasik i Udhës së Kryqit, e cila nuk do të mbahet si zakonisht pranë amfiteatrit romak Koloseut, me pishtarë të ndezur e me pjesëmarrje të besimtarëve, por në tremen e Bazilikës së Vatikanit, duke filluar nga ora 21.00.

Vigjilja dhe ritet e Natës së Shenjtë të Pashkëve të Ngjalljes së Jezu Krishtit, gjithnjë në Altarin e Katedrës në Bazilikën e Vatikanit, do të fillojnë në ora 21.00 të 11 prillit, ndërsa në orën 11.00 të Dielën e Pashkëve më 12 prill Papa do të kremtojë Meshën e ditës e cila do të përfundojë me Bekimi Apostolik Urbi et Orbi (Romës e Botës).

27 mars 2020, 17:12