Papa Francesco incontra il premier Giuseppe Conte nella Biblioteca del Palazzo Apostolico 30-03-202 Papa Francesco incontra il premier Giuseppe Conte nella Biblioteca del Palazzo Apostolico 30-03-202 

Papa Françesku priti në audiencë kryeministrin italian Conte

Zyra e shtypit e Vatikanit njoftoi për takimin që u mbajt në mëngjes në Vatikan ndërmjet Papës dhe kryeministrit italian.

R.SH. - Vatikan

"Të lutemi për qeveritarët tanë që duhet të marrin vendimin mbi këto masa: që të ndjehen të shoqëruar nga lutja e popullit”. Papa Françesku e filloi kështu më 12 marsin e kaluar, Meshën e katërt kremtuar në kapelën e Shën Martës, transmetuar drejtpërdrejt në internet, në kohët e epidemisë. Një mendim për ata që kanë në dorë e drejtojnë jetën publike, që duhet të bëjnë zgjedhje të vështira,  të cilat shpesh nuk janë popullore. Nuk është e njohur përmbajtja e dialogut që u zhvillua sot në mëngjes ndërmjet Papës dhe kryeministrit italian, Giuseppe Conte, i cili u takua me Papën në një audiencë private. Por dihet se me çfarë situate  po përballet Italia për shkak të Kovid-19 dhe se Papa Françesku e ka përzemër gjendjen e gadishullit dhe jo vetëm.

Takimet e mëparshme  

Më parë, Papa e kryeministri Conte janë takuar shkurt në fund të funeralit të Kardinalit Achille Silvestrini. Ishte 30 gushti i vitit të kaluar dhe pak ditë më vonë nga do të lindte qeveria e dytë e kryeministrit Giuseppe Conte. Audienca e parë në Vatikan u mbajt një vit më parë, më 15 dhjetor 2018, 45 minuta bisedimesh për një konfrontim mbi pabarazitë sociale, migracionin, mjedisin dhe paqen.

30 mars 2020, 13:35