Kërko

Vatican News
 Papa kremton Meshën në Shën Martë Papa kremton Meshën në Shën Martë  (@Vatican Media)

Papa Françesku: Bruni, “meshët e Shën Martës do të transmetohen drejtpërdrejt”

Në situatën e veçantë, krijuar nga rreziku i përhapjes së Covid-19, Ati i Shenjtë vendosi që meshët e kremtuara ditët e ardhshme prej tij në formë private, në Shën Martë, të transmetohen drejtpërdrejt.

R. SH. - Vatikan

“Në situatën e veçantë, krijuar nga rreziku i përhapjes së Covid-19, Ati i Shenjtë vendosi që meshët e kremtuara ditët e ardhshme prej tij në formë private, në Shën Martë, të transmetohen drejtpërdrejt, edhe përmes faqes së internetit të Vatican News e t’u shpërndahen nga Vatican Media, mediave të lidhura me Vatikanin si dhe atyre, që do të bëjnë kërkesë. Do t’u krijohet, kështu, kujt dëshiron, mundësia të lidhet me lutjen e Ipeshkvit të Romës”. Këtë deklaroi dje drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve”.  

09 mars 2020, 12:53