Coronavirus: Delpini su tetto Duomo prega Madonnina Coronavirus: Delpini su tetto Duomo prega Madonnina 

Koronavirus: Kisha afër tё sëmurëve e punonjësve tё shёndetёsisё

Papa Françesku u drejtohet të gjithë atyre që vuajnë për shkak të emergjencës së tanishme shëndetësore duke shprehur afërsinë e mbështetjen.

R.SH. - Vatikan

Papa u shpreh "afërsinë të sëmurëve, falënderon mjekët, infermierët dhe vullnetarët"

Në përfundim të audiencës së parë të përgjithshme të papnisë mbajtur sot paradite në bibliotekën e Pallatit Apostolik të Vatikanit dhe jo në sheshin e Shën Pjetrit apo në Sallën e Palit VI, për të evituar tubimin e njerëzve dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit – Papa Françesku ju drejtua të gjithë atyre që vuajnë për shkak të emergjencës së tanishme shëndetësore.      

Ipeshkvijtë italianë: "Kisha ndjen përgjegjësi të madhe para krizës e shpreh afërsinë me mbarë vendin"

"Kisha katolike e Italisë i fton besimtarët t’i respektojnë udhëzimet e Dekretit të qeverisë italiane lidhur me kufizimet dhe ndalimet e qarkullimit pa nevojë. Kisha katolike në Itali ndjen një përgjegjësi të madhe para situatës së krijuar na koronavisuris e shpreh afërsinë me të gjithë ata që vuajnë në këtë moment të vështirë, mbështet mjekët, infermierët e të gjithë personalin e shëndetësisë". Kështu pohon një deklaratë Sekretaria e përgjithshme e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Italisë (CEI), të nesërmen pas botimit të Dekretit të kryeministrit italian (Dpcm)  të 9 marsit 2020, që përmban masa të reja për kontrollin dhe kundërshtimin e përhapjes së Koronavirusi -Covid-19 në të gjithë territorin kombëtar. Duke iu përgjigjur dekretit qeveritar, edhe Ipeshkvijtë e Kishës katolike italiane kanë vendosur ndalimin e kremtimit të çdo Meshe me pjesëmarrje të besimtarëve, deri më 3 prillin e ardhshëm.

Paton: "shqetësimi i parë është të kërkosh të mirën e njerëzve."  

"Në të kaluarën Fretërit tanë françeskanë kanë dhanë jetën e tyre për t'u kujdesur për të sëmurët, gjatë epidemive të murtajës dhe kolerës. Sot shqetësimi ynë i parë nuk duhet të jetë të shpëtojmë veten tonë, por të kërkojmë të mirën e popullit që na është besuar". Me këto fjalë, Rojtari i Tokës së Shenjtë, At Francesco Patton, u drejtohet Fretërve françeskabë të Kujdestarisë në Tokën e Shenjtë .

Në Japoni Kisha katolike pezullon kremtimet liturgjike

Imzot Tarcio Iso Kikuchi, kryeipeshkëv i Tokios, i ngushëllon besimtarët: "Nuk është e lehtë për Kishën të ndalojë kremtimin  Eukaristik", por kjo dorëheqje "nuk duhet konsideruar një humbje, por një mundësi për të rizbuluar forcën e besimit në Zotin dhe fuqinë e lutjes, me sigurinë se koronavirusi nuk mund t’i ndalojë lutjet e besimtarëve.

 

11 mars 2020, 12:53