Kërko

Anita Gojani, mjeke me një kolege në një spital në Munih të Gjermanisë Anita Gojani, mjeke me një kolege në një spital në Munih të Gjermanisë 

Pandemia dhe vëllazërimi universal

Presidenti i Akademisë Papnore për Jetën, për periudhën pas Kovid-19 uron 'më shumë' solidaritet, tani Po përjetojmë një paradoks që nuk do ta kishim imagjinuar kurrë: për t'i mbijetuar sëmundjes duhet të izolohemi nga njëri-tjetri, por nëse mësojmë të jetojmë të izoluar nga njëri-tjetri, nuk do të mund të kuptojmë se sa thelbësore është të jetosh me të tjerët për jetën tonë.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku është i shqetësuar për efektet e pandemisë tek njerëzit  "më të brishtë" të shoqërisë”. Kështu pohoi Presidenti Akademisë Papnore për Jetën,  Imzot Vincenzo Paglia, pas audiencës që pati dje paradite me Papën Françesku.

"I solla Papës Françesku tekstin e dokumentit të Akademisë për Jetën mbi 'Pandeminë dhe Vëllazërimin Universal'”, e me këtë rast "më rrëfeu shqetësimin e tij të dyfishtë: për të tashmen, si të ndihmohen sidomos njerëzit që janë më të brishtë; për të ardhmen, si të dalim më të përforcuar në solidaritet, në mënyrë që nga kjo krizë të gjithë “të dalim me një vëllazërim ‘më të madh’ në nivelin global". Kështu tha Imzot Vincenzo Paglia, në një deklaratë të botuar nga e përditshmja e Vatikanit, l’Osservatore Romano, më 30 mars, pas audiencës  me Papën, e cila u zhvillua po sot paradite.

"Epidemia e kovid-19  ka vënë para Akademisë Papnore për Jetën pikëpyetje të shumta  - thuhet në një deklaratë për shtyp - e cila ka si qëllim të posaçëm pikërisht mbrojtjen dhe nxitjen e jetës njerëzore nëpërmjet angazhimit të shkencëtarëve në fusha të ndryshme gjeografike, tradita kulturore e fetare, disiplina shkencore". Dokumenti, përfundon deklarata e Akademisë Papnore për Jetën, "është rezultat i një konsultimi në të cilin u thirrën të marrin pjesë të gjithë 163 akademikët anëtarë të këtij institucioni" vatikanas.

I gjithë njerëzimi është në provë. Epidemia kovid-19 na vë në një situatë vështirësie të pashembullt, dramatike dhe globale: fuqia e saj për të destabilizuar planin tonë të jetës rritet ditë pas dite. Përhapja e kërcënimit vë në dyshim provat që në sistemin tonë të jetës kanë qenë konsideruar për të sigurta. Po përjetojmë një paradoks që nuk do ta kishim imagjinuar kurrë: për t'i mbijetuar sëmundjes duhet të izolohemi nga njëri-tjetri, por nëse mësojmë të jetojmë të izoluar nga njëri-tjetri, nuk do të mund të kuptojmë se sa thelbësore është të jetosh me të tjerët për jetën tonë.

30 mars 2020, 15:52