Kërko

 Papa Francesco celebra la santa messa a Casa Santa Marta -2020.03.14 Papa Francesco celebra la santa messa a Casa Santa Marta -2020.03.14 

Mesha drejtpërsëdrejti nga Shёn Marta vazhdon edhe për një javë

Salla e Shtypit e Vatikanit njofton se kremtimi Eukaristik i orёs 7.00 i Papёs Françesku do të transmetohet ende drejtpërdrejti nё streaming si edhe audienca e përgjithshme e sё mërkurës sё ardhshme.

R.SH. - Vatikan

Në një deklaratë sot paradite, Salla e shtypit e  Selia e Shenjtë bёn tё ditur se "para situatës që ёshtё krijuar për shkak të koronavirusit, Ati i Shenjtë Bergoglio ka vendosur që Mesha Shenjte tё cilёn ai e kremton në kapelёn a Kishёn e Shёn Martёs në ora 7:00 çdo mëngjes do të vazhdojë të transmetohen drejtpërdrejt edhe nesër, të dielën më 15 mars, si dhe gjatë tërё javës së ardhshme."

"Për t’i respektuar e përmbushur rregullat që detyrojnë ndalimin e tubimeve me njerёz me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit KOVID-19 – vazhdon njoftimi i zyrёs sё shtypit tё Vatikanit: lutja e Engjëllit të Tёnzot qё Papa kremton të dielën, mё 15 mars dhe Audienca e Përgjithshme e së mërkurës, mё 18 mars do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion, e gjithashtu edhe në faqe tё internetit, nё streaming nё faqen e Vatican News, e pamjet do t’u shpërndahen nga Vatican Media tё gjithё atyre që i kërkojnë, nё mёnyrё që të mund tё mbërrijnë te besimtarët e anembanë botës".

14 mars 2020, 14:31