Kërko

Papa Françesku nё Shenjtëroren e Zojёs tё Dashurisë Hyjnore, nё periferi tё Romёs Papa Françesku nё Shenjtëroren e Zojёs tё Dashurisë Hyjnore, nё periferi tё Romёs 

Koronavirus, Papa Françesku i lutet Zojës së Dashurisë Hyjnore

Në një videomesazh Papa i drejtohet Virgjëreshës sё mrekullueshme në Shenjtëroren e Castel di Leva duke kërkuar "mbrojtjen" nga emergjenca e koronavirusit. Videoja e Papës do të hapë nesër kremtimin e Meshës, të cilёn e kryeson Kardinali Vikar i dioqezës sё Romёs, hirësia tij Angelo De Donatis në Ditën e lutjes dhe tё agjërimit.

R.SH. - Vatikan

Papa ia beson Nënës së Zotit "Qytetin, do tё thotё Romёn, Italinë dhe botën, nё shenjë shpëtimi dhe shprese" në këto "ditë tё emergjencës shëndetësore". Ky mendimi që Papa ia drejton Nёnёs sё Zotit, nё një video mesazh me rastin e Meshës, qё do tё kremtohet nesër mbrëma në ora 19.00 nga Vikari i dioqezës sё Romёs, kardinali Angelo De Donatis në Shenjtërorja e Zojës së Bekuar qё njihet si Shenjtërorja e Dashurisё Hyjnore, nё periferi tё Romёs, për Ditën e shpallur të lutjes dhe agjërimit.

Mesha e Papës dhe e vikarit tё dioqezas romake

Lajmi u dha nga drejtori i zyrës së Shtypit të Selisё sё Shenjtë, Mateo Bruni, i cili njoftoi pёr pjesëmarrjen shpirtërore të Papёs Françesku në lutjen drejtuar Virgjrës Mari, tek këmbët e së cilës më 1944 Papa Pius XII dhe romakët u gjunjëzuan pёr t’i kёrkuar shpëtimin e Romës gjatë tërheqjes së trupave naziste. Më tepër se 75 vjet më pas, një tjetër emergjencë e padukshme dhe po aq kërcënuese, e nxiti Papën t'i drejtohet Nënës së Zotit, duke bashkёndarë ndjenjat e Kardinalit Vikar tё dioqezës sё Romёs, i cili, si Papa, me Meshën e nesërme do të përurojë kremtimet e përditshme Eukaristike të orës 19.00, qё do të transmetohet drejtpërdrejt në TV2000 dhe në streaming në faqen e Facebook-ut të dioqezës sё Romës. Një zgjedhje kjo, përmes tv e internetit, për t’u ardhur nё ndihmё besimtarëve, tё cilёn nuk kanë mundësi tё marrin pjesë çdo ditё nё Eukaristinë Shenjte, pasi qё janё tё detyruar të rrinë nё shtëpi për t’iu shmangur infeksionit nga koronavirusi.

Mbledhja e fondeve për personelin e shëndetësisë

Me Meshën e nesërme, kujton një njoftim Dioqeza (Vikariatit) e Romës, parashikohet edhe "një mbledhje e jashtëzakonshme e ofertave për tё ndihmuar personelin shëndetësor që ёshtё duke u shpenzuar me bujari dhe duke u sakrifikuar në kujdesin e kurimit tё të sëmurëve". "Do të jetë një moment hiri e bekimi - shkruan Kardinali De Donatis në letrën me të cilën caktoi Ditën e lutjes dhe tё agjërimit - do të jemi në një bashkim shpirtëror, do të ndjehemi vëllezër e motra në fe, solidaritet dhe jo besёpakё ndaj njëri-tjetrit.

Me këtë shtegtim dhe kremtim nё Shenjtëroren e Dashurisё Hyjnore, duam t’ia besojmё Nënës së Shenjtë të Zotit të gjitha vështirësitë dhe rrezikun nga koronavirusi që po përjeton Roma, Italia e bota jonë, për të kërkuar forcën e nevojshme për të kapërcyer krizёn, pёr të kërkuar sigurinë e  shpëtimin nga rreziku i COVID-19 të shumë njerëzve, tё familjeve e tё komuniteteve që e shohin të sotme e madje edhe tё ardhmen me shqetësim, që presin kohё mё tё sigurta e mё tё mira, nё solidaritet e dashuri ndaj njëri-tjetrit.

10 mars 2020, 19:04