Confessionale vuoto Confessionale vuoto 

Falja e mëkateve pa prift? Papa kujton si Zoti na fal përmes Punës së Pendimit

Njerëzit që janë në prag të vdekjes e pa kapelanë, do të thotë pa priftërinj, familjet e mbyllura në shtëpi që nuk janë në gjendje të arrijnë deri tek meshtari për shkak të emergjencës Kovid-19: në homelinë e Meshës kremtuar në Shën Martë Françesku citon Katekizmin e Kishës dhe "punën e pendimit" që në saje të Mëshirës së Zotit na i shlyen a heq mëkatet në pritje për të mundësisë së rrëfimit sakramental.

R.SH. - Vatikan

Salus animarum, shpëtimi i shpirtrave, ky është ligji suprem i Kishës, kriteri themelor interpretues për përcaktimin e asaj që është e drejtë. Kjo është arsyeja pse Kisha, kërkon gjithmonë, në çdo mënyrë, për t’u ofruar mundësinë e pajtimit me Zotit p të gjithë atyre që duan, që janë në kërkim, në pritje ose që, në çdo rast, janë të vetëdijshëm dhe e kuptojnë gjendjen e tyre dhe ndjejnë nevojën që të jenë të mirëpritur, të dashur e të falur nga Zoti.

Në këto kohë emergjence për shkak të pandemisë, me njerëzit seriozisht të sëmurë dhe të izoluar në repartet e terapive intensive, si dhe të familjeve që u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur përhapjen e infeksionit, është e dobishme t’ua rikujtojmë të gjithëve pasurinë e traditës. Këtë e bëri Papa Françesku gjatë homelisë së Meshës kremtuar, të premten më 20 mars, në Shën Martës.

"E di që shumë prej jush, për Pashkë - tha Papa – shkoni për t’u rrëfyer për ta pajtuar veten në paqe me Zotin. Por shumë të tjerë sot do të më thonin: "Po mirë, o at, ku mund të gjej një meshtar, një rrëfyestar, sepse nuk mund të largohet nga shtëpia? E unë dua të pajtohem me Zotin, dua që Ai të më përqafojë, që babain im të më përqafojë ... Si mund të bëj, nëse nuk gjej meshtarë?" Ju bëni atë që thotë Katekizmi".

"Është shumë qartë: nëse nuk gjen një meshtar për t’u rrëfyer, shpjegoj Papa – fol me Zotin, Ai është babai yt, e në bisedë me Të thuajani të vërtetën: " O Zoti im, kam bërë çmosin, kam bërë këtë, këtë, këtë ... Më fal", e kërkoni falje me gjithë zemër, e me Punën e Pendimit premtoni se: "Më vonë do të rrëfehem, , por më fal tani!". E menjëherë, ju do të kthehesh në hirin e Zotit. Ti vetë mund t'i afrohesh, siç na mëson Katekizmi, faljes së Zotit, pa pasur afër një meshtar. Mendoni ju: Është koha! E ky është çasti i volitshëm, koha e duhur. Me një Punë Pendimi bërë mirë, bëni që shpirti ynë të bëhet bardhë si bora”.

Papa Françesku kur flet për kërkimin e faljes së Zotit për mëkatet tona, në pamundësi të kremtimit të Sakramentit të Pajtimit (Rrëfimit) tek një meshtar, i referohet numrave 1451 dhe 1452 të Katekizmit të Kishës katolike, promovuar nga shën Gjon Pali II e përpiluar nën drejtimin e Prefektit të atëhershëm të Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë, Josef Ratzinger.

Nga Katekizmi i Kishës katolike lidhur me Veprimet e pendestarit dhe Pendimin thuhet:

1451    Ndër veprimet e pendestarit, pendimi zë vendin e parë. Ai është «dhimbja e shpirtit dhe dënimi i mëkatit të kryer, të shoqëruara nga vendimi për të mos mëkatënuar më në të ardhmen»[1].

1452    Kur vjen nga dashuria për Zotin mbi çdo gjë tjetër, pendimi quhet «i përsosur» (pendim për shkak të dashurisë ndaj Zotit, contritio). Një pendim i tillë fal fajet e lehta; me të arrihet edhe falja e mëkateve mortore, me kusht që të merret një vendim i prerë që, sapo të jetë mundësia, të bëhet rrëfimi sakramentor[2].

Për "pendimin", Katekizmi, duke cituar Koncilin e Trentit, mëson se ndërmjet punëve të  nevojshme për t’u rrëfyer mirë, në jetën e pendestarit “puna apo akti i pendimin” e "zë vendin e parë”. Do të thotë ‘të pendohesh për mëkatet e bëra”, pastaj t’i japësh fjalën Zotit për të mos bërë më etj. Kështu nga Katekizmit të gjithë besimtarët i kanë mësuar se cilat janë punët e nevojshme për t’u rrëfyer mirë. Pra, ‘Puna e Pendimit’ është "dhimbja e shpirtit, pendimi për mëkatet që kemi bërë, e premtimi dhënë Zotit për të mos i bërë, për të mos i përsëritur më mëkatet në të ardhmen".

"Kur vjen nga dashuria e Zotit të dashur mbi të gjithçka, vazhdon Katekizmi – puna e pendimit quhet e "përsosur" (pendimi i dashurisë bamirëse). Ky pendim i falë mëkatet e lehta apo të vogla; fiton edhe faljen e mëkateve të rënda apo të vdekshme, atëherë kur vendos që, sa më parë të jetë e mundur, do të shkosh për të bërë rrëfimin sakramental". Prandaj, në pritje të marrjes së zgjidhjes së fajeve apo të marrjes së faljes për mëkatet e bëra nga meshtari, në emër të Jezu Krishtit Shëlbues, sapo rrethanat lejojnë, është e mundur që me këtë Akt apo me Punë Pendimi të falesh menjëherë. Edhe kjo është pohuar që nga Koncili i Trentit, në kapitullin e 4-të të Doktrinës së sakramentin të Pendesës ( Doctrina de sacramento Paenitentiae), ku thuhet se Puna e Pendimit shoqëruar nga qëllimi për t’u rrëfyer e "pajton njeriun me Zotin, që më përpara se kjo shenjë të pranohet realisht".

Një mënyrë a udhë për mëshirën e Zotit është e hapur për të gjithë, i përket traditës së Kishës dhe mund të jetë e dobishme për të gjithë e në një mënyrë të veçantë për ata që në këtë moment, janë afër të sëmurëve në shtëpi dhe në spitale.

[1] Koncili i Trentos: Denz-SchÖnm., 1676.

[2] Krh. Koncili i Trentos: Denz-SchÖnm., 1677.

20 mars 2020, 12:51