Kërko

Predica di Quaresima, padre Cantalamessa Predica di Quaresima, padre Cantalamessa 

At Cantalamessa: nëse ndalet shpresa gjithçka ndalet

Në predikimin e tij të tretë të Kreshmëve, të regjistruar nga Kapela ‘Memptoris Mater’ në Vatikan, predikatari i shtëpisë papnore At Ranie Cantalasmessa, na fton të reflektojmë mbi Shën Marinë te këmbët e Kryqit të Krishtit e, duke u nisur nga pjesëmarrja e saj në vuajtjet e Krishtit, e përshkruan Nënën e shpresës, virtyt që është oksigjen për çdo njeri e për udhëtimin e Kishës.

R.SH. - Vatikan

"Përbri kryqit të Jezusit, qëndronin Nëna e tij, pastaj motra e nënës së tij, Maria e Kleofait edhe Maria Magdalenë” (Gjn 19,25-27). Këtë frazë  të Ungjillit At Raniero Kantalamesa e propozoi sot si reflektim para Papës dhe anëtarëve Kuries romake në predikimin e tij të tretë të kohës së Kreshmëve.

Mari nuk ikën prej Kalvarit

Maria është në kodrën e Kalvarit, së bashku me gra të tjera, por ajo është Nëna e Jezusit. Ajo ishte e pranishme dhe merrte pjesë në torturat e në poshtërimin që pësonte Biri saj, edhe në kryqëzimin e tij e, siç bëri Jezusi, edhe asaj – tha predikatari At Cantalamessa  - iu kërkua të falë. E vazhdoi duke pohuar se "nëse Maria mund të tundohej, sikur qe tunduar Jezusi në shkretëtirë, kjo ndodhi sidomos nën kryq". Mari mund të kishte vërtetë një tundim shumë të thellë, sepse ajo besonte se Jezusi ishte i Biri i Zotit, por nën kryq ajo sheh se Jezusi nuk reagon për t’u liruar. Atëherë edhe ajo heshtë:

Po të flasim në aspektin njerëzor, do të ishin të gjitha arsyet, për Marinë, për t’u ankuar e lartuar britmën drejt Zotit: "Më ke mashtruar!" apo me klithjen që bëri një ditë Jeremia profet: “Më ngashënjeve, o Zot, dhe unë lejova të ngashënjehem” (Jer 20,1) e të ikte poshtë Kalvarit. Por përkundrazi, Shën Maria nuk u largua, ajo qëndroi "në këmbë", në heshtje, e kështu u bë, në një mënyrë krejt të veçantë dëshmitare e  privilegjuar dhe e lartë e besimit në Zotin, pas të Birit.

Ashti si Maria edhe Kisha

Maria në Kalvar ishte bashkuar me kryqin e Krishtit, ishte brenda së njëjtës vuajtje të tij, theksoi at Cantalamessa, i cili bëri një pyetje: nëse Maria "është figurë dhe pasqyrë e Kishës, fryti parë dhe shembulli i saj", Shpirti Shenjt çka deshi t’i thoshte Kishës duke bërë në mënyrë që kjo prani e saj përbri kryqit të Krishtit të përshkruhej në Shkrimet e Shenjta? Na thotë atë se çfarë duhet të bëjë çdo ditë besimtari për ta imituar Marinë: "Të qëndrojë pranë Marisë afër kryqit të Jezusit, sikur qëndroi dishepulli të cilin Ai e deshi" Gjoni.

Të qëndrosh pranë kryqit ‘të Jezusit‘

Atë Kantalamesa bën, pastaj, një sqarim duke thënë se ne duhet të dallojmë midis të qenurit "pranë kryqit" e të qenurit përbri kryqit "të Jezusit" dhe se kjo është gjëja më e rëndësishme:

Nuk mjafton të rrish pranë kryqit, do të thotë në vuajtje, të qëndrosh në heshtje. Kjo tashmë duket vetëm si diçka heroike, por nuk është gjëja më e rëndësishme. Madje mund të mos jetë asgjë. Nuk është më rëndësi vuajtja, por të besosh e të përvetësosh vuajtjen e Krishtit. Gjëja vendimtare është të qëndrosh pranë kryqin "të Jezusit". Ajo që ka rëndësi nuk është kryqi im, por ai i Krishtit. E gjëja e parë përbri kryqit është feja. Gjëja më e madhe e Marisë nën kryq ishte feja saj, edhe më e madhe se vuajtja e saj.

Feja përflakur nga vuajtja

Të besosh me të vërtetë në kryqin e Krishtit, pohoi akoma predikatari i shtëpisë papnore At Cantalamessa "do të thotë të marrësh kryqin tënd e të shkosh pas Jezusit", do të thotë të "marrësh pjesë në vuajtjet e tij" jo të pranuara pasivisht, por të jetuara aktivisht "në bashkim me Krishtin". Kështu feja dhe veprat gjejnë një sintezë: besimi në kryqin e Krishtit "ka nevojë për të kaluar nëpërmjet vuajtjeve për të qenë autentik". At Cantalamessa shpjegoi se vuajtja bashkohen me kryqit e Krishtit në mënyrë konkrete, "është një lloj kanali, një rrugë qasjeje, në kryqin e Krishtit, jo paralelisht me fenë, por duke u bërë një gjëje me të".

27 mars 2020, 14:33