Maskat e dërguara nga Vatikani në Kinë Maskat e dërguara nga Vatikani në Kinë 

Vatikani dërgon qindra mijëra maska kundër virusit në Kinë

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se janë dërguar në Kinë qindra mijëra maska për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Asnjë lloj alarmi në Vatikan.

R.SH. - Vatikan

“Qindra mijëra maska janë dërguar nga Vatikani për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit nga koronavirusi. Maskat – deklaron sot Salla e Shtypit të Vatikanit - janë destinuar për provincat Hubei, Zhejiang dhe Fujian. Është fjala për një nismë të përbashkët të Lëmoshtarisë Apostolike dhe të Qendrës Misionare Katolike Kineze në Itali, në bashkëpunim me Farmacinë e Vatikanit”. Për momentin, sqaron drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Matteo Bruni, brenda territorit të Selisë së Shenjtë nuk ka asnjë lloj alarmi, që ka të bëjë me epideminë e koronavirusit.

03 shkurt 2020, 14:33