Fiaccola benedettina 2019.03.04 Fiaccola benedettina 2019.03.04  

Papa bekon nesër pishtarin benediktin

Nesër në audiencën e përgjithshme të mërkurës, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku do të bekojë pishtarin benediktin "Për Paqen dhe për Evropën e bashkuar”.

R.SH. - Vatikan

Nesër në audiencën e përgjithshme të mërkurës, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku do të bekojë pishtarin benediktin "Për Paqen dhe për Evropën e bashkuar” si simbol pajtimi e solidariteti ndërmjet popujve.

Për këtë rast, Komuna e Norcia-s do të vë në dispozicion të banorëve të qytetit një autobus falas për të shtegtuar në  Qytetin e Vatikanit. Është një mundësi që banorët e këtij qytetin kanë për marr pjesë në audiencë me Papën, duke rezervuar paraprakisht vendin përmes e-mail-it në adresën info@comune.norcia.pg.it. Delegacioni nga Norcia do të shoqërohet nga kryebashkiakun Nicola Alemanao dhe nga ipeshkvi i dioqezës Spoleto-Norcia, Imzot Renato Bocckardo.

Nisma vlerësohet lart, sepse kontribuon për t’i përhapur vlerat e drejtësisë, të paqes e të miqësisë ndërmjet popujve të mbarë Evropës e, jo më pak, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore evropiane.

Pishtari tradicional benediktin, simbol i paqes, shpresës e vëllazërimit, është nxitje për të gjithë, për t’i mbajtur lart vlerat e Atit të monakizmit perëndimor, Benediktit, Abat, i cili u mësoi popujve të Evropës udhët e drejta, duke i nxjerrë nga barbaria ku po kridheshin, me ftesën e tij të famshme, që ka vlerë për të gjitha kohët: “Ora et labora!” – “Lutu e puno!”. Kështu, simboli i ndritshëm shpirtëror i Shenjtit Pajtor të Evropës, ripohon edhe një herë misionin e tij të paqes e të solidaritetit ndërmjet popujve e kombeve.

11 shkurt 2020, 14:48