Kërko

Vatican News
 Sinodi i Ipeshkvijve para Kongregacionit të përgjithshëm Sinodi i Ipeshkvijve para Kongregacionit të përgjithshëm  (Vatican Media)

Në 2022, Sinodi i ardhshëm i ipeshkvijve. Tema, në shqyrtim nga Papa

Pas dy vjetësh, në vjeshtë, do të mblidhet Asambleja e përgjithshme e zakonshme e Sinodit të Ipeshkvijve. Françesku e mori këtë vendim me rastin e takimit të Sekretarisë së Sinodit. Papës iu paraqitën tre argumente të mundshme.

R. SH. - Vatikan

Asambleja e ardhshme e përgjithshme e zakonshme e Sinodit  të ipeshkvijve parashikohet të mblidhet gjatë vjeshtës 2022, në mënyrë që të sigurohet sa më shumë pjesëmarrja e mbarë Kishës në përgatitjen dhe kremtimin e ngjarjes. E vendosi Papa Françesku,  duke drejtuar, pasditen e 6 shkurtit të kaluar, sesionin e takimit të parë të Këshillit XV të zakonshëm të sekretarisë së përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve. Njoftimin jepet përmes një note të së njëjtes sekretari.

Temat në rendin e ditës

Punimet e organizmit, zhvilluar edhe më 7 shkurt, u mbajtën për t’i sugjeruar Atit të Shenjtë temat, që mund të trajtohen në Asamblenë XVI të përgjithshme të zakonshme si dhe për përballimin e argumenteve, si  hapat e bëra pas Sinodit të të rinjve të 2018-tës dhe jehona e Nxitjes Apostolike pas-sinodale Christus vivit.

Kujdesi për emigrantët

Papës iu paraqitën tri tema të mundshme, që Ati i Shenjtë i pranoi – lexohet në notë - "në pritje të zgjedhjes përfundimtare të argumentit sinodal”. Çka u theksua më shumë, ishte nevoja për t’u shprehur me urgjencë solidaritetin vëllezërve e motrave, që pësojnë dramën e migrimit të detyruar.

15 shkurt 2020, 15:24