Kërko

Vatican News
 Il Papa con il Consiglio dei Cardinali 2019.09.18 Il Papa con il Consiglio dei Cardinali 2019.09.18  (© Vatican Media)

Vatikan: Mbledhja e 33-të e Papës me Këshillin e Kardinajve

Nisi sot paradite në Vatikan mbledhja e 33-të e Papës Françesku me të ashtuquajturin Këshillin e Kardinajve, që po punon me Papën në reformën e Kuries Romake dhe në qeverisjen e Kishës. Papa Françesku ka themeluar Këshillin e Kardinajve më 2013 me detyrën për ta ndihmuar në qeverisjen e Kishës dhe në projektin e reformës së Kuries Romake.

R.SH. - Vatikan

Nisi sot paradite në Vatikan mbledhja e 33-të e Papës Françesku me të ashtuquajturin Këshillin e Kardinajve, që po punon me Papën në reformën e Kuries Romake dhe në qeverisjen e Kishës. Kështu njofton Buletini i Sallës së Shtypit të Vatikanit.

Punimet e këtij takimi, që i kushtohet leximit dhe vlerësimit të tekstit të Kushtetutës së re apostolike 'Praedicate evangelium', që do të zëvendësojë ''Pastor bonus' të Gjon Pali II, do të vazhdojë deri të mërkurën më 19 shkurt.

Papa Françesku ka themeluar Këshillin e Kardinajve më 2013  me detyrën për ta ndihmuar në qeverisjen e Kishës dhe në projektin e reformës së Kuries Romake. Fillimisht Këshilli përbëhej prej 9 Kardinajve (C9), tani përbëhet prej 6 kardinajve (C6). Takimi i fundit i Këshillit të Kardinajve me Papën u mbajt nga 2 deri më 4 dhjetor vitin e kaluar.

Në Këshillin e Kardinajve, kryesuar nga Papa, bëjnë pjesë kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, kardinajtë Oscar Rodriguez Maradiaga, Reinhard Marx, Shean Patrick o'Malley, Giuseppe Bertello dhe Oswald Gracias, si dhe ipeshkvi Marcello Semeraro, sekretari i Këshillit të Kardinajve.

17 shkurt 2020, 12:22