Kërko

VATICAN-RELIGION-POPE-ANGELUS VATICAN-RELIGION-POPE-ANGELUS 

Papa: mbrojtja e jetës në çdo fazë, jo shkeljes së dinjitetit tё njeriut

Pas lutjes sё Engjёllit Tёnzot, Papa Françesku mbёshteti Mesazhin e ipeshkvijve italianë për Ditën kushtuar Jetёs, me temën "Hapni dyert e jetës" dhe kërkoi njё angazhim të ri pёr tё "mbrojtur e ruajtur jetën e njeriut nga fillimi deri në përfundimin e natyrshёm", si dhe tё kundërshtohet shkelja e dinjitetit tё njeriut nxitur nga "teknologjia apo ekonomia". Monsinjor Paglia: jeta ёshtё dhuratë për t’u shpenzuar "në favor të të gjithëve".

R.SH. - Vatikan

Duhet tё ripohojmё impenjimin nё favor "të mbrojtjes dhe ruajtjes sё jetës sё njeriut që nga fillimi e deri nё përfundimin e natyrshëm", për këtë arsye është e nevojshme tё "kundërshtohet çfarëdo forme e shkeljes së dinjitetit tё njeriut, edhe atёherё kur janë në lojë teknologjia ose ekonomia, duke ua hapur dyert formave të reja të solidaritetit vëllazëror".

Papa Françesku ripohoi këtë pas lutjes së Engjëllit Tёnzot, që recitoi nga dritarja e studios sё tij në Pallatin Apostolik para besimtarëve e shtegtarëve tё pranishëm nё Sheshin e Shën Pjetrit, duke kujtuar Ditën për jetën që kremtohet sot në Itali, me temë "Hapni dyert e jetës". Papa mbështet kështu mesazhin e ipeshkvijve të Konferencës Episkopale italiane:

Sot në Itali kremtohet Dita pёr Jetën, e cila ka si temë "Hapi dyert e jetës". Bashkohem me mesazhin e ipeshkvijve dhe uroj qё kjo ditë do të jetë një rasti i volitshëm për të ripërtërirë angazhimin nё mbrojtjen dhe ruajtjen e jetës sё njeriut nga fillimi deri në përfundimin e saj tё natyrshëm. Është gjithashtu e nevojshme të kundërshtohet çdo formë e shkeljes së dinjitetit tё njeriut edhe atёherё kur është në pyetje teknologjia apo ekonomia, duke ua hapur dyert formave të reja tё solidariteti vëllazëror.

Mesazhi i ipeshkvijve italianë: jo abortit, braktisjes dhe abuzimit

Në dokumentin e tyre ipeshkvijtë italianë refuzojnë "çdo formë tё abortit, braktisjes, keqtrajtimit dhe abuzimit" e bëjnë thirrje të nxitet "dinjiteti i barabartë pёr çdo person". Teksti, i nënshkruar nga Këshilli i Përhershëm Episkopal, është i ndarë në tre paragrafë: "dëshira për një jetë të kuptimtë", "nga mirënjohja deri tek kujdesi", "pritja e tё paparashikueshmeve".

02 shkurt 2020, 18:09